Kupa e Shqipërisë, nisin gjysmëfinalet

anazapta

Kukësi e Flamurtari do të kërkojnë të shfrytëzojnë sa më mirë faktorin fushë sot në ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, teksa presin Teutën dhe Skënderbeun. Kualifikimi në finale do të thotë pjesëmarrje e automatike në Europa League për Kukësin ose Teutën, në rast se përballë do të jetë Skënderbeu, kampioni i ardhshëm i vendit. Korçarët, pjesëmarrës në Champions League, janë e vetmja skuadër që e shohin Kupën vetëm si një trofe për t’u fituar, pasi për të tjerët ajo është edhe një rrugë për të hyrë në Evropë, sidomos për Flamurtarin, që është shumë larg synimeve të tilla në kampionat. Vlonjatët dhe durrsakët janë dy skuadrat që e kanë fituar këtë trofe, ndërsa dy të tjerat kërkojnë suksesin e parë. Skënderbeu i është afruar disa herë, duke dalë në finale, ndërsa Kukësi ka provuar vetëm një herë gjysmëfinalen, vitin e kaluar, si dhe tani, kur shpreson të bëjë më mirë. Në “Zeqir Ymeri” do të ndeshen dy kundërshtarë që janë të qetë nga ana psikologjike, pas fitoreve të arritura në fundjavë në kampionat. Kukësi mundi Flamurtarin 4-2, ndërsa Teuta fitoi 1-0 me Besën. Skënderbeu është skuadra më e freskët, pasi nuk luajti në kampionat, për shkak se kalendari i vinte përballë me Bylisin e përjashtuar.

Në prag të përballjes me durrsakët, Gerhard Progni i Kukësit është shprehur se skuadra e tij synon një rezultat sa më të mirë, për të qenë i sigurt në ndeshjen e kthimit. E rëndësishme sipas mesfushorit sulmues është që të mos pësohet gol në shtëpi. Teuta ka pikërisht synimin e kundërt, të shënojë të paktën një gol në fushë kundërshtare, për ta bërë më të lehtë kalimin në “Niko Dovana”.

 

Share This Article
1 Comment
  • Skenderbeu duhet te humbas me cdo kusht ne Vlore dhe te mos shenoje as edhe nje gol .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *