Një mësim nga kretanët

anazapta

Një të huaji që jeton në ishullin e Kretës i jepet shpesh rasti të dëgjojë një shprehje me të cilën vëndasit u drejtohen vajzave përveçëse të bukura, edhe shtathedhura e të fuqishme:’’Ku je moj dardane’’!(‘’Pu ise mori dardana’’!) Sigurisht që një shqiptari kjo shprehje lëvdimi i sjellë menjëherë ndër mënd atë pjesë të atdheut që quhet Dardani, por edhe dyshimin nëse vërtet bëhet fjalë për të njëjtin vënd?

Me dëshirën ta gjej të vërtetë këtë lidhje kam parë hartat toponimike të lashtësisë e të sotme të ishullit dhe nuk kam gjetur  emër të njëjtë ose të përafërt me emrin Dardani.As edhe në rajone të tjera të Greqisë e as në vëndet përreth e më larg Dardanisë nuk ka toponim të tillë. Po ashtu nuk di që ky emër të lidhet me  emrin e ndonjë heroine a ngjarje historike të ishullit. Ka edhe vënde të tjera që grekët u drejtohen me emrat e tyre të hershëm, si Helveti për Zvicrën, apo Gali për Francën, e po ashtu edhe banorëve të tyre. Pra, ka shumë të ngjarë që kjo shprehje t’ju referohet vajzave tona dardane. Në fund të fundit them se veç dëshirës kemi edhe arësye ta pranojmë një gjë të tillë. Fama e tyre ka qënë e tillë saqë ka mbrritur deri në ishullin e largët!

Në të vërtetë ajo që më shtyu të shkruaj këto rreshta është tjetër gjë.Është fakti që ndërsa disa të huaj vazhdojnë me këmbëngulje ti drejtohen me emrin e mirëfilltë trevës, vajzave të të cilës ju referohen, ne në të kundërt e po aq këmbëngulës u drejtohemi atyre me emrin që u kanë vënë të huajt, Kosovare! Përse duhet të ndodhë kështu?A nuk ka ardhur koha që në harta, në tekste shkollore, në masmedia, në fletoret e dokumentet zyrtare kësaj treve dhe banorëve të saj tu drejtohemi me emrin që i vunë stërgjyshërit tanë? Jo vetëm që duhet, por e kemi për detyrë ta bëjmë, nëse kemi parasysh qëllimin pse është bërë tjetërsimi i toponimeve në trojet tona.

E gjej me vënd dhe për tu lavdëruar idenë e hartuesve të hartës së re administrative që kanë emëruar rajonet me emra të tillë si; rajoni i Arbrit, rajoni i Muzakajve, rajoni i Kaonëve. Nuk e di përse nuk është bërë e njëjta gjë edhe për rajonet Elbasan-Korçë dhe Shkodër. Dikush mund të thotë se në kaq e kaq halle që na kanë zënë për fyti kjo është gjëja e fundit që mund ti vijë dikujt ndërmënd. Është e vërtetë, por është një anomali që kushton shumë pak për tu ndrequr.

 

 
 

 

 

Share This Article
10 Comments
  • I lumte ketij Shqiptari patriot,i cili gjen kohen per te menduar per vendin e tij,per rruajtjen e trashegimise se tij shekullore.Cudia eshte, se perse ata qe hane dhe majmen me taksat e popullit,Akademiket,as qe tundin bythen e te merren e japin te tilla propozime.Le te ruhen emrat e qyteteve,por eshte shume me vend, qe tashme ,kur eshte ne diskutim Ndarja Territorjale,qarqeve qe do te mbeten, te emertohen sipas emertimeve te fiseve Ilire dhe qe dihen historikisht se, ne cilen zone te Shqiperise kane banuar.Atehere edhe dokumentat zyrtare dhe populli, do te perdorte emertimin e ri,dhe ky emertim i ri,do te vazhdonte te mbetej ne vazhdimesi ne brezat dhe shekujt qe vijne pas.

  • Kjo esse patriotizmi nuk drejtohet kryesisht pér ne por piksëpari për pushtetin vendimarrës. Sigurisht qe ne do të jemi dakord menjëherë. Por pyetja ështe,-a do te jetë e gatshme politika dhe pushteti? Shqiptaret nuk janë pengese.

  • Ka pasur nje Dardani dhe ne Troade, se Trojen e ndertoi dhe Dardani, gjyshi i Eneas, greket e kane futur ne legjendat e tyre si bir i nje …dhije, te themi, por ne enciklopedite me te mira zakonisht shkruhet per Dardanin e Mesin njesoj si ato ne Troade, duke presupozuar edhe nje prejardhje. Ky qe vetem nje shenim, sepse dardane pra shqiptare sot ka dhe ne Australi, e kudo jane te bukura, po dardane ngelen.
    Duhet guxim nga ana e akademikeve, e s´kemi cbejme nuk i zgjedhim ne, por duhet guxim, per te mbrojtur ate qe ekziston neper libra qe te tjeret kane shkruar per ne.

    • Dardani nuk ishte gjyshi i Eneas. Dardani ishte pasardhesi i pare i Zeusit ne toke dhe themeluesi i fisit te Dardanise. Enea binte brezi i gjashte a i shtate me Dardanin, por eshte e dokumentuar @ homer, se Enea ka luftuar perkrah Hektorit dhe Paridit ne krye te rregjimentit te dardaneve.

      (Per me shume Wikipedia-Enea)

  • Fjala ‘dardana’ ne Krete e ka prejardhjen nga italishtja ‘tartana’ ( vapor i rend;i madh) meqenese jane dalluar per flotat detare. Dhe konkretisht ne Krete ‘ dardana’ e perdorin per femrat e beshme , shtatlarta, ‘amazona’…

    Ne krete perdoret fjala ‘besa’ , ‘ besalis’ (njeri i beses ne fjalen e tij,i besueshem,etj) dhe ‘besalikis’ (veprimet e njeriut te beses) shume gjeresisht. Fatmiresisht greket kete fjale e kane prenuar me origjine shqiptare.

    Megjithate perpjekja per sensibilizim ne ceshtjet e tjera ja vlen.

    (Autori per me shume le t’i referohet ” Meizon : Eliniko Lexiko “.)

  • Dikur ne Shqiperi preferoheshin femrat trupmedha , te shendosha, pasi keshtu do ta perballonin punen. Shpesh kur i pershkruanin si te mira eshte perdorur edhe tek ne fjala “dardane” si epitet, pra, grua e mire…..

  • fjalen dardane greket e perdorin ne te gjithe greqine jo vetem ne krete,por edhe ketu ne korfuz keshtu thone dardana eshte kjo vajze

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *