Indi, 175 viktima nga i ftohti

anazapta

Një valë të ftohti të acartë ka përfshirë Indinë e veriut, duke shkaktuar 175 të vdekur. Lajmin e bën të ditur agjencia vendore PTI, sipas të cilës viktimat janë kryesisht të moshuar ose të pastrehë. Pjesa më e madhe e viktimave është regjistruar në Uttar Pradesh, ku temperaturat kanë arritur nën zero.

Autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e shkollave që nuk kanë ngrohje. Sipas meteorologëve, i ftohti pritet të bjerë në ditët në vijim. Ndërkohë, moti i keq ka mbërthyer 20 milionë banorë të Nju Delhit, ku javën e kaluar është regjistruar dita më e ftohtë në 44 vitet e fundit. Mjegulla e dendur ka shkaktuar probleme të rënda në trafikun ajror dhe atë hekurudhor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *