Lamtumirë… Zëri i Amerikës!

anazapta

Dje u dha lajmi se vitin e ardhshëm seksioni shqip i ‘Zërit të Amerikës’ në Uashington do të mbyllet, pas 72 vitesh transmetimi pandërprerje, krahas me disa shërbime të tjera ballkanike. Ajo që për dëgjuesit e kësaj radioje është e mezidallueshme, atje në qendër duket se i ngjan një tërmeti. Pavarësisht argumentimit që jepet me këtë rast, mendoj se arsyeja e vërtetë është më e thellë. Ulja drastike e dëgjueshmërisë së kësaj radioje prestigjioze vitet e fundit ka krijuar një sërë problemesh të cilat mund të përmblidhen me disa aspekte të punës, drejtimit  dhe funksionimit të seksionit shqip. Prandaj dhe nuk çuditem nga lajmi. Zëri i Amerikës, flas gjithnjë për gjuhën shqipe, po shkonte drejt shuarjes. Dhe për këtë, pa asnjë dyshim përgjegjësia bie mbi drejtuesit e hershëm dhe të sotëm të tij.

Pse e them këtë? Unë kam punuar për disa vjet në gjysmën e parë të viteve 1990 si korrespodent i Zërit të Amerikës në Tiranë dhe kam njohur parimet e atij radiostacioni, mënyrën si funksionon, ndërsa i kam njohur thuajse të gjithë ata që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë në VOA. Diçka thelbësore nuk ka funksionuar atje në qendër. Po e ilustroj këtë me një shembull të freskët. Kohët e fundit, më saktë në fillim të muajit shkurt të këtij viti, kontaktova me anë të emailit me Isabela Çoçolin (Islami) dhe i kërkova një intervistë për gazetën ‘DITA’, ku punoj aktualisht. Më përpara, gjatë punës sime si gazetar, kisha kontaktuar për intervista me të njohurit e mi të vjetër Elez Biberajn, Frank Shkrelin, Laura Kondën etj., sikurse kam bërë edhe me historianë dhe studiues të tjerë amerikanë apo anglezë që kanë lidhje me Shqipërinë dhe historinë e saj. Në bashkëbisedimin e gjatë me Isabelën më 9 shkurt preka sidomos momentin e arratisjes së tyre, (pra të Isabelës dhe motrës së saj, Zamirës), në vitin 1984. Është një histori e rrallë që shumë shqiptarë i ka tronditur për guximin e tyre. ‘Aventura’ e tyre deri tek Zëri i Amerikës është në kufijtë e legjendës. Pikërisht për këtë e intervistova Isabelën. Ndaj dhe kjo intervistë ngjalli shumë interes dhe unë si rrallëherë kam marrë telefonata dhe mesazhe të pafundme. Natyrisht që reagimi ishte mjaft pozitiv. Mirëpo më erdhi jashtëzakonisht keq kur mora vesh se dy javë pas botimit të asaj interviste, jo vetëm Isabela, por edhe motra e saj Zamira, u pezulluan nga puna në VOA, ku kishin shërbyer me devotshmëri për 30 vjet me radhë. Si është e mundur të pezullohen të dyja motrat në një ditë? Si gazetar më lind e drejta të dyshoj se intervista e Isabelës ka lënduar dikë… Por kë?

Ku fle lepuri?

Dyshoj se pjesa e dytë e intervistës me Isabelën ka ngjallur polemika si në Tiranë dhe në Uashington. Në pjesën e dytë të intervistës Isabela fliste për realitetin shqiptar dhe e quante të papranueshme sjelljen e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Nuk e kam vënë asnjëherë në dyshim se VOA ka qenë në një mbështetje të verbër të Berishës. Mirëpo nëse në fillim kjo mbështetje ka qenë e justifikuar me ndryshimin e sistemit, më pas mbështetja u bë e pakuptimtë, duke shkelur parimet bazë të Zërit të Amerikës. Është pikërisht ky fakt, pra njëanshmëria, madje dhe transmetimi i lajmeve të rreme të sajuar nga vetë Berisha, që ka ndikuar dukshëm në uljen e besueshmërisë dhe të dëgjueshmërisë së kësaj radioje. Argumenti i parë që mund të sillet pse është ulur dëgjueshmëria e kësaj radioje, për pasojë edhe besueshmëria, për shkak të përhapjes së gjerë të medieve private në Shqipëri sidomos në dekadën e fundit, mendoj se nuk qëndron.

Mendimi i parë që duhet thënë troç është ky: Zëri i Amerikës ka një sërë problemesh të akumuluara aty në vite dhe që duket se e kishin mbushur kupën. Në gusht të vitit 1995 i jam drejtuar me një letër Drejtorit të atëhershëm të VOA-s, Geoffrey Cowan ku i tregoja se ç’po ndodhte dhe se si po manipulohej me emrin e madh të Zërit të Amerikës. Thënë shkurt, i thashë zotit Cowan se seksioni shqip i Zërit të Amerikës po shkelte parimet themelore të radiostacionit, të sanksionuara në një statut që e ka firmosur në vitin 1974 Presidenti Gerald Ford. Më vonë kam botuar një libër mbi përvojën time me VOA-n, të cilin e kam botuar nja 15 vjet të shkuar, në të cilin kam treguar se si Berisha mbante në duar fijet e Zërit të Amerikës. Nuk e di si kanë rrjedhur punët, por është e pafalshme që ky radiostacion tashmë shumë i sofistikuar të vazhdojë të jetë nën hyqmin e këtij njeriu. Rasti i pezullimit të dy motrave, Isabelës dhe Zamirës, fatkeqësisht tregon pikërisht këtë.

Zëri i Amerikës, flasim gjithnjë për seksionin shqip të radiostacionit, pas një historie legjendare qëndrese që nga viti 1942 kur është themeluar, aktualisht ndodhet në ditët më të vështira të tij. Më vjen vërtetë keq ta pohoj se aktualisht ka minimumin historik të dëgjueshmërisë. Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe sot është një hije e zbehtë e historisë së famshme të dikurshme të tij. Theksova më lart se, megjithëse ndihem krenar me kontributin tim sado modest që kam dhënë në këtë radio, nuk kam më asnjë interes për ato që ngjasin atje. Por më vjen të keq kur dëgjoj ta krahasojnë aktualisht Zërin e Amerikës me radio lokale të Shqipërisë.  Përndryshe nuk do të vonojë edhe shprehja tjetër: Na ishte njëherë… Zëri i Amerikës! Deri tek një ‘lamtumirë’ e hidhur, sikurse po ndodh realisht.

Historia

Shërbimi botëror i “Zërit të Amerikës” i ka filluar transmetimet më 25 shkurt të vitit 1942, ndërsa në gjuhën shqipe më 13 maj të vitit 1943. Megjithë qëndrimin dyshues në fillim dhe armiqësor më vonë të Enver Hoxhës ndaj SHBA, Zëri i Amerikës nuk i ndërpreu asnjëherë transmetimet në gjuhën shqipe (sikurse bëri, fjala vjen, BBC për më shumë se një çerek shekulli në gjysmën e dytë dhe më të egër të diktaturës komuniste).

Dhe kjo, doemos, përbën një arsye të fortë që t’i besohej radiostacionit të madh. Por edhe rajoni përherë i trazuar i Ballkanit, me probleme të shumta kufijsh dhe çështjesh kombëtare të pazgjidhura, ku padyshim çështja shqiptare dallon mbi të tjerat, me Kosovën e mbiquajtur fuçi baruti, ishte një arësye më tepër që Zëri i Amerikës të emetonte pandërprerje dhe me intensitet valët e tij drejt kombeve ballkanikë. Është kjo arsyeja, ndoshta thelbësore, që midis dhjetëra gjuhëve me të cilat flet Zëri Amerikës, shqipja vazhdoi të mbetet midis më të rëndësishmeve, një gjuhë e fortë.

Me një durim shembullor, ditë pas dite e vit pas viti, Zëri i Amerikës si ambasador i jashtëzakonshëm e fuqiplot shëtiste nëpër Shqipëri, nëpër qytete dhe fshatra, pa përfillur censurën dhe izolimin e egër të vendit të vogël komunist, duke rritur vazhdimisht simpatizantët e vet.

VOA ishte një ambasador extra, vërtet i çuditshëm dhe i jashtëzakonshëm. Ai nuk ishte si ambasadorët e tjerë protokollarë dhe hijerëndë që jemi mësuar të shohim apo takojmë rëndom. Për të kryer misionin e tij, ai nuk kishte nevojë për letra kredenciale. Ai ishte një ambasador i etertë, magjepsës dhe shokues, autoritar dhe imponues, i padukshëm dhe i pranishëm gjithandej në të njëjtën kohë. Kufijtë dhe muret e izolimit ishin krejt të papërfillshëm për të. Në llojin e vet ai kishte konkurentë minorenë, aq sa mund të thuhet se nuk kishte rivalë dhe, si i tillë, kishte një autoritet të padiskutueshëm. Ambasadori VOA shfaqej zakonisht mbrëmjeve në kutizat magjike të radiove dhe takohej njëherësh, pa dallim, me burrat e shtetit, intelektualët, komunistët dhe kulakët, ish – ballistët dhe ish – partizanët, krijuesit, punëtorët, argatët e deri me fshatarët e zonave të thella. Dhe në çdo takim extra-ambasadori përcillte kumte me përfytyrime kaleidoskopike të Amerikës e krejt Botës së Lirë. Kam dëgjuar se plot njerëz bënin një përgatitje paraprake, visheshin bukur e kriheshin me kujdes, nergut për këtë takim, ndërsa merrnin një qëndrim gati ceremonial, kur nga kutizat magjike përhapej sinjali i gëzueshëm me fjalët:

-Ju flet Zëri i Amerikës!…

 

 

‘Zëri i Amerikës’ në shqip përballë eliminimit

Bordi i Guvernatorëve për Transmetimet, agjencia e qeverisë amerikane që mbikqyr Zërin e Amerikës, ka publikuar hollësitë e propozimit për buxhetin e vitit 2015, që parashikon eliminimin e programeve në gjuhët e Ballkanit dhe rrit shpenzimet për Azinë dhe Afrikën.

Bordi i Guvernatorëve për Transmetimet po i kërkon Kongresit 721 milionë dollarë për buxhetin e vitit 2015, një ulje prej 10 milionë dollarësh nga buxheti i këtij viti që kap 731 milionë dollarë. Zyrtarët e agjencisë thonë se qëllimi është krijimi i programeve për audiencën e brezit të ri të shikuesve me anë të mediave që dëgjuesit dhe shikuesit globalë po i përdorin gjithnjë e më shumë.

Kërkesa për buxhetin e vitit 2015 përfshin nismat për platformat e transmetimeve me video për të rinjtë dhe platformat dixhitale për Kamboxhian, Vietnamin dhe Birmaninë.

Për Kinën, Bordi i Guvernatorëve ka në plan të rrisë përdorimin e mediave sociale dhe programet për luftimin e censurës në internet.

Bordi po planifikon krijimin e një kanali të ri televiziv satelitor dhe një radiostacioni në rajonin Sahel të Afrikës veri-qendrore. Do të hapet edhe një shërbim i ri në gjuhën Lingala për Republikën Demokratike të Kongos.

Programet e Zërit të Amerikës për mësimin e anglishtes pritet të zgjerohen.

Por buxheti i vitit 2015 do të eliminojë shërbimet e gjuhëve që transmetojnë programe për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë dhe Serbinë. Shërbimet që transmetojnë për Azerbajxhanin, Gjeorgjinë, Iranin, dhe Uzbekistanin do të reduktohen. Edhe transmetimet për Kubën do të pësojnë shkurtime të mëdha.

Propozimi për buxhetin e vitit 2015 parashikon mbylljen e zyrave të Zërit të Amerikës në Jeruzalem dhe Hjuston.

Dave Allison, kryetari në detyrë i sindikatës që përfaqëson shumë punonjës të Zërit të Amerikës, tha se me eliminimin e këtyre shërbimeve, Zëri i Amerikës po “tërhiqet” nga misioni i tij historik që filloi në vitin 1942. Ai tha se punonjësve të programeve për Ballkanin iu mbushën sytë me lotë pasi mësuan se shërbimet e tyre përballen me eliminimin. (VOA)

 

 

 

Berisha fabrikoi lajmin për arratisjen e 130 milionë dollarëve

 

Mero Baze*

 

Kthjellimi i papritur i Berishës në fillim të Janarit 1997 për të luftuar fajdet, ka shpjegimin e vet. Edhe pse pati sinjale të qarta ndërkombëtare kundër tyre, edhe pse pati sinjale nga bashkëpunëtorë të tij dhe ekspertë ndërkombëtarë të financave, ai ishte avokati i tyre më i madh deri në fund të vitit. Shpjegimi i parë është se Berisha duhet të mbyllte kapitullin e zgjedhjeve lokale me një rezultat bindës që të zbehte sadopak atë që kishte ndodhur më 26 maj. Pas zgjedhjeve të Tetorit, ai bëri një përpjekje të stërmundimshme që t’i shpëtonte ato përmes propagandës. Ai beson më shumë se kushdo tjetër që kam njohur tek fuqia e medias dhe dizinformacioni. Duke shpresuar se ato do të shpëtoheshin duke pasur në krah pushtetin, dhe duke tentuar të godiste në fillim vetëm skemat financiare të fondacioneve, ai donte të ulte me mendjen e vet koston e kësaj marrëzie kombëtare që ishte zhvilluar para syve të pushtetit që nuk donte t’i shikonte.

Por në fillim të Janarit 1997 ishte tërësisht i vendosur t’u binte. Kishte arritur në atë pikë sa donte të mbyllte sytë dhe të mos shikonte se çfarë do të bëhej. Dhe kishte fare pak aleatë në këtë luftë. Media e shkruar jo se jo. Ajo ishte e mbushur me reklamat e tyre dhe nuk guxonte të ngrinte zërin.

Media pro tij ishte një përfituese e madhe po aq sa dhe media opozitare. E vetmja gazetë e madhe opozitare ‘Koha Jonë’, nga ana tjetër mbante një qëndrim paksa diabolik, duke i shtyrë njerëzit drejt fajdeve, jo se vetë besonte tek ato, por se kështu groposej më lehtë Berisha.

Një natë në javën e dytë të janarit Berisha më thirri vetëm tek Vila Nr.4 për të diskutuar se çfarë do të bëhej me këtë punë. Ndjehej i vetmuar. Ministri i Financave, as që guxonte ta hapte më këtë bisedë. Guvernatori thuajse kishte dhënë dorëheqjen dhe ishte terrorizuar nga presioni i tij për t’i dhënë VEFA një licencë banke. Gjashtëmujori i dytë i 1996 ishte i mbushur me ngjarje të pazakonta për Shqipërinë siç ishin koncertet grupit La Bush, apo blerje të futbollistëve të mëdhenj si Kempes, për trajnerë në Lushnjë?!. Vendi notonte mes luksit dhe mjerimit, mes shpresës dhe makthit, mes institucioneve formale të shtetit dhe atyre reale të fajdexhinjve.

-Duhet t’u biem më tha. Duhet një goditje e egër që ta shpërthejw këtë qelb. Duhet të dalim nga kjo spirale me çdo çmim.

Dy ishin mënyrat që më erdhën në mendje. E para nxitja e panikut të kontrolluar dhe paralizimi i firmave, e dyta arrestimi i gjithë bosëve të fajdeve.

-S’kemi ligj për t’i arrestuar tha. I mbron Kodi civil!

-Bëjeni ligjin i thashë. Keni shumicë absolute.

-E bëjmë po do kohë, do dy javë minimumi. Na duhet një gjë shpejt.

Mbetej paniku.

-Ok thashë. Më jepni një informacion zyrtar për humbje paresh apo keqadministrim të tyre që njerëzit të revoltohen. Por më duhet një zyrtar.

-Shumë mirë tha. Të themi kanë ikur lekët jashtë…

-Më duhet një fakt i thashë ose së paku një zyrtar të mbrojw një fakt.

-E rregulloj unë, tha, mos ki merak. Shumë mirë e ke. E gjete. U bë entuziast si fëmijë dhe filloi të fliste lajmin me vete. Ishte nga ato skenat e tij të zakonshme që përjetonte adrenalinën e mënyrës se si ai mendonte se do ta dëgjonin lajmin të tjerët. Ishte një ekzaltim fëminor dhe shpesh i papërgjegjshëm nga ana psikike.

U ndamë atë natë.

-Do flasim nesër tha.

Ja thashë Ylli Rakitit ç’po kurdisnim. Ai u tmerrua.

-Ore mos e bëni këtë se është çmenduri, tha.

-Është i vendosur për luftë ndaj tyre, i thashë. Nuk di ç’e ka gjetur, por është shumë i vendosur.

-Po ky ka gjithë vjeshtën që merret me luftë kundër Azemit dhe Ibrahim Rugovës, tani u kujtua t’i luftojw këto që po vdesin vetw, tha. Ore, foli se s’bëhet kjo gjë. Ose shkojmë bashkë.

-Mirë, i thashë, shkojmë bashkë.

Në mbrëmje ishim në zyrën e tij. U rihap biseda. Berisha kishte avancuar aq shumë në mënyrën se si do ta prodhonte atë lajm, sa ishte “krim” ta ndalje tani. Ma thoshte disa herë dhe se si duhet ta shkruaja dhe unë qeshja.

Pastaj u dorëzua.

-Bëje vetë tha. Dëgjo, janë larguar 130 milionë dollarë nga Vlora.

-Si shumë janë doktor, t’i bëjmë më pak, i thashë.

-Jo do t’i bësh aq. Jo, se diçka po lëviz atje. Janë divorcuar ata burrë e grua dhe ka mundësi kanë hequr lekët, i kanë çuar jashtë.

-Si shumë janë, këmbëngula unë prapë.

-Jo kaq duhet, tha. Shiko, janë ca gjëra nuk i di ti, do t’i them më vonë, kaq janë. Bëje lajmin. Cito burime zyrtare.

-Më duhet një emër, i thashë.

-Thuaj burime zyrtare. Pastaj po pati nevojë, nxjerr Halit Shamatën unë.

-Dmth ai do ta mbroj këtë gjë, i thashë unë.

-Po, tha, pa merak.

U ngritëm.

Ylli Rakipi ishte i shokuar. Kishte bërë shpesh herë gjëra të porositura në gazetë, por kjo që po bëja unë me Presidentin e vendit i dukej një tmerr.

-Ore tha, se ju të dy s’kuptoni nga lekët, po 130 milionë dollarë ka gjithë Shqipëria.

-Lere i thashë. E ka betejën e tij. Ne thjesht po e ndihmojmë.

Të nesërmen në drekë e bëra raportin. Nuk kishte gjë më të sikletshme. Së pari bëra kujdes që të mos vija në qendër të vemendjes ikjen e lekëve, por makthin e qytetarëve për lekët që nuk po shpërndaheshin dhe rrezikun e nxjerrjes jashtë vendit të valutës, duke iu referuar rritjes së papritur të dollarit. Kombinova në raport problemet që kishin kompanitë rentiere me bankat që nuk u jepnin më shumë se 300 mijë dollarë në ditë dhe lidhjet e mundshme të kompanive rentiere me trafikun ndërkombëtar. Ishte një “sallatë” problemesh për të mos u fokusuar tek një fakt që nuk kishte burim të qartë publik.

Raporti u botua të nesërmen në faqe të parë të disa gazetave. Plasi skandali. Gjithë përpjekjet e mija për ta fshehur fjalinë mes një problematike boshe në raport kishin shkuar dëm. Nga redaksia në Uashington kishte alarm. Më kërkuan burimin zyrtar. U thashë Halit Shamatën.

-Na duhet një deklaratë zyrtare, tha Biberaj.

Këtu filloi problemi. Mora në telefon Sali Berishën dhe i kërkova të “mbajw fjalën” pasi më duhej një burim zyrtar.

-E bën Shamata, tha. Flas unë.

Pas gjysmë ore u lidha me Shamatën. Kishte bërë gati një deklaratë që ishte “as mish, as peshk”. Deklarata pranonte se Zëri i Amerikës i ishte referuar një zyrtari të lartë të Ministrisë së Brendshme, dhe nuk “mohonte” faktin që diçka e tillë mund të kishte ndodhur, por ajo nuk kishte emra konkretë. Ishte një deklaratë që mua më lehtësonte, por nuk zgjidhte asnjë problem. Reaksioni në opinion ishte i madh dhe e gjitha kuptohej në mënyra të ndryshme. Shumë njerëz e merrnin sikur unë kisha bërë ndonjë lajm për lekë të qeveritarëve që iknin jashtë. Të tjerë mendonin se qeveria kishte ndihmuar fajdexhinjtë të nxirrnin lekët jashtë.

Atasheu ekonomik i ambasadës së SHBA, më kërkoi takim. Tani e kisha më të vështirë.

Shkova diku rreth orës 5 pasdite në ambasadë. Më priti në zyrën e tij. Ishte shumë miqësor dhe i hapur në bisedë. Pas disa muhabeteve koti, dolëm në temë.

-Kush ta dha lajmin, tha.

Në fillim i thashë dikush nga Ministria e Brendshme.

-Agim Shehu?

-Jo, i thashë instinktivisht.

Nuk është për përdorim publik i thashë, por është Halit Shamata. Në të vërtetë Shamata ishte përdorur po aq sa unë në këtë histori. Ai që kishte dhënë lajmin ishte Sali Berisha. Atasheu bëri sikur e besoi, pastaj më pyeti nëse unë kam qenë vetë në Vlorë, më pyeti pse kam qenë dhe ku kam qenë, që kisha dëgjuar thashethemet që përmendja në raport.

Ju duka jo bindës, siç ishte në të vërtet tregimi im në përpjekje për të fshehur autorin e vërtet të lajmit.

Atasheu e kuptoi ngërçin tim dhe e shkrifëroi bisedën.

-Shiko tha. Ne kemi të dhëna që kanë dalë pare nga aeroporti me kaseta metalike, jo nga deti. Kjo nga deti më duket interesante.

Më riktheu me takt sërish tek e njëjta bisedë. Unë fillova të tregoj interes për paret që ikin nga aeroporti por nuk arrita të marr vesh gjë. Kurse ai m’u duk sikur e kuptoi ose së paku u bind që Berisha kishte gjeneruar lajmin. Mjaftonte dhe zyrtarisht fakti që Ministri i Brendshëm ishte përdorur për të kuptuar se lajmi ishte një lëvizje e Berishës. U ndava miqësisht me të. Më dha kartivizitën dhe më tha nëse kam lajme të tilla ishte mirë ta informoja. Nuk patëm kohë të pinim më kafe ndonjë herë, se ditë pas dite, firmat rentiere u shembën si kështjella rëre para syve tanë.

Marrë nga libri ‘Viti ‘97’

Share This Article
29 Comments
  • lajme me te mire se ky nuk ka . se vetem rrena dhe mashtrime paska pas ky stacjon me kryerdatorin e tyer elez zagari biberaj .

  • Nuk i botonin kurre komentet e lexuesve poshte shkrimeve.
    U kam shkruajtur disa here, kritika ne lajmet qe ishin pro Saliut, nuk u botonin.
    Kishte raste qe lajmet ishin me keq se RD dhe 55.
    Te qafsha moj Shege – i thone kesaj
    Nuk jane standarte amerike keto

  • Amerika ua dha pervojen e vet ekonomike, politike e shoqerore shqiptareve;
    tani amerikanet do pergatiten te degjojne “Voice of Albania” ne gjuhen angleze.

  • mos u beni merak se do te hapet per republiken demokratike te kongos. Kshu e ka vendos administrata obama, e cmon me te rendesishme zairen. (Reagan ku je, cohu nga varri dhe dili ne enderr ketyre qe te lemerisen dhe tu dale gjumi nates…)

    • Vangjel,

      ti dukesh si i zgjuar por flet capraz. Nuk e kupton se e mbaruan misionin me ne? Ti e di shume mire se nuk eshte administrata e Obames qe e vendos per ke do flase VOA, jane interesat ekonomike dhe politike te SHBA-se qe e vendosin dhe agjensite e inteligjences. Me ne mbaruan pune, na rregulluan mire e mire si miq te mire qe i kemi duke na derguar Rajersonin nga serbia qe te mbeshteste saliq, Berishovicin, , dhe tashti do shkojne te rregullojne nje tjeter vend apo zone me zerin e tyre.

      Hajt me shendet IElez qen biberaj. E kryve misionin ta biesh Shqiperine ne gjunj me ane te sherbetorit berishovic,. tash s}ka mbet ma gja me shkaterru keshtu qe VOA ne shqip nuk i justifikon ma paret.

  • Tashme zeri i Amerikes ka hyre dhe do te hyje lirisht tek ne ne forma me te drejtperdrejta, me zerin e vete shqiptareve qe e duan dhe respektojne per ate qe ajo ka bere ne dobi te shqiptareve.

  • Ne duhet te jemi mirenjhes shuem ndaj Amerikes dhe Zerit te saj te deritashem.Vertet ishtre kontribut per ne shqiptaret dhe Shqiuperine e sidomos per Kosoven.Amerike qe nga 1913 e ne vazhdim vazhdimisht kishte ne orbit te saj politik e ushtarak ceshtjen shqiptare.Andaj edhe na beri shtet Shqiperine Gjorgj Vashingtini me 1912, dhe Klintoni beri shtet Kosoven me 1999. Pse ne nuk mundem ta mbajme shtetin e shpallur shqiptar ne teresine e tij etnike.nuk eshte fajtor Gjorgj Vashingtini e as klintoni sot, pse kosovaret nuk dijne te ndertojne dhe mbajne shtet. Tash Zerin e Amerikes, pas kryerjes se gjithe emeisionin exelance, me nder e krenari mund ta mbyllin.Ju falemnderit shume gjithe kletyre viteve e dekadave qe na sherbeu denjesisht.

  • Z hehu.Qe , Zeri I Amerikes , ishte vene ne sherbim te Berishes , kjo nuk ha diskutim.Por pyrtja shtrohet -A e ka korruptuar Berisha VOA dhe kush ka marre honoraret… !?Kerkohet nje transparence !?

  • ky autori s eshte gje tjeter vecse nje pizeveng komunist..komunistet kane pushtuar Zerin e Amerikes dhe Vatren gjithashtu…ja arriten qellimit te heshtin keto dy qendra por perkohesisht…!!!

    • Je i sigurte o ballist qe nuk jeni je me berishe qenin qe i keni pushtuar te dyja. Si mendon ti o rrace e keqe qe le Amerika komunistet te punojne nen hundet e tyre, apo ballistet e serbofilat shqipetare qe nga elez qen biberaj qe punoi tere keto vite per salovic sebovic berishovicin.

  • Val u mbush plot me kish komunista sa qe diaspora e vjeter Duke qeshur e past e pâte pagezuar ju flet Tirana bis…
    Pra shume mire qe mbyllet se ishe mjerim i gazetarise

  • Megjithëse nuk e kam shumë të qartë kush do të mbyllet “radioja” apo “emisioni televiziv” i V0A, mendoj se asnjëri nuk duhet të mbyllet!? Duhet të reformohet programi i tyre por jo të mbyllen? Po qe kjo ngjarje “punë parash” për një superfuqi ekonomike si shba, ngjarja nuk bie erë të mirë!? Nuk mund të lihet një popull pa zërin e aleatit kryesor. Zërin e aleatit kryesor do ta zënë stacionet e aleatëve anësorë ose pa peshë dhe këte duan politikanët tanë,- të vrapojnë atje ku i paguajnë më shumë. Mendoj se V0 A duhet të riprogramohet por jo të ikë nga veshët e sytë e shqiptarëve. Do t’ju fryjnë të tjerët ne vesh e do t’ju “hedhin pluhur në sy” shejtanët e tjerë të kësaj bote të mbushur me janukoviçë. Do t’i verbojnë me shkelqim të rremë “alievët” e saliut! V0A duhet : 1. T’ju largohet mashtrimeve e mashtruesve të saliut 2. V0A duhet te jetë zêri i pikepamjes zyrtare te DASh 3. V0A duhet të vazhdojë misionin e zedhënësit të zbulimeve te reja ne shkencë e teknologji gjë që nuk e bën asnjë stacion tjetër 4. V0A duhet të rikthejë realizmin e motrave Islami 5. V0A duhet të bëhet interlokutore e popullit amerikan me atë shqiptar,mision i cili është sabotuar. 6.V0A duhet të hapë dritaret e sigurise në botën e trazuar ku ndodhet dhe shqipëria. E cila ka nevojë të jetë shumë e informuar për të etj.etj. Ka shumë punë për V0A-n n.q.s reformohet në program dhe do t’i hapen shumë probleme aleatit te madh,n.q.s ajo zhduket!? Me politikën e sotme shqiptare cdo gjë mund të ndodhe!? Më në fund do të donim që nëpërmjet V0A të degjojme argumentat e departmentit te shtetit për mbylljen e saj dhe zerin e shqiptarëve qe mesa di unë nuk e mirepresin keté lajm. Të vetmit mirepritës të lajmit janë politikanët shqiptarë. Saliu mezi pret që të shtojë maredheniet me konferencën islamike dhe me sekserët nderkombetarë të trafiqeve! Qofsha i gabuar!

  • VR !!! Megjithëse nuk e kam shumë të qartë kush do të mbyllet “radioja” apo “emisioni televiziv” i V0A, mendoj se asnjëri nuk duhet të mbyllet!? Duhet të reformohet programi i tyre por jo të mbyllen? Po qe kjo ngjarje “punë parash” për një superfuqi ekonomike si shba, ngjarja nuk bie erë të mirë!? Nuk mund të lihet një popull pa zërin e aleatit kryesor. Zërin e aleatit kryesor do ta zënë stacionet e aleatëve anësorë ose pa peshë dhe këte duan politikanët tanë,- të vrapojnë atje ku i paguajnë më shumë. Mendoj se V0 A duhet të riprogramohet por jo të ikë nga veshët e sytë e shqiptarëve. Do t’ju fryjnë të tjerët ne vesh e do t’ju “hedhin pluhur në sy” shejtanët e tjerë të kësaj bote të mbushur me janukoviçë. Do t’i verbojnë me shkelqim të rremë “alievët” e saliut! V0A duhet : 1. T’ju largohet mashtrimeve e mashtruesve të saliut 2. V0A duhet te jetë zêri i pikepamjes zyrtare te DASh 3. V0A duhet të vazhdojë misionin e zedhënësit të zbulimeve te reja ne shkencë e teknologji gjë që nuk e bën asnjë stacion tjetër 4. V0A duhet të rikthejë realizmin e motrave Islami 5. V0A duhet të bëhet interlokutore e popullit amerikan me atë shqiptar,mision i cili është sabotuar. 6.V0A duhet të hapë dritaret e sigurise në botën e trazuar ku ndodhet dhe shqipëria. E cila ka nevojë të jetë shumë e informuar për të etj.etj. Ka shumë punë për V0A-n n.q.s reformohet në program dhe do t’i hapen shumë probleme aleatit te madh,n.q.s ajo zhduket!? Me politikën e sotme shqiptare cdo gjë mund të ndodhe!? Më në fund do të donim që nëpërmjet V0A të degjojme argumentat e departmentit te shtetit për mbylljen e saj dhe zerin e shqiptarëve qe mesa di unë nuk e mirepresin keté lajm. Të vetmit mirepritës të lajmit janë politikanët shqiptarë. Saliu mezi pret që të shtojë maredheniet me konferencën islamike dhe me sekserët nderkombetarë të trafiqeve! Qofsha i gabuar!

  • JITTERBUGS OF ALBANIAN VOA

    Duket nje paralelizem i pavend te quash klubin podgoriçan te biberisteve shqip-foles te Zerit te Amerikes, si “Jitterbugs” – mashtrues shendveror, si quhej edhe filmi me te njetin emer i Stan Laurel e Oliver Hardy i vitit 1943. Pikerisht viti i fillimit te transemetimeve ne shqip te Zerit te Amerikes.

    Ashtu si edhe Radio Vatikani ne shqip, edhe ky stacion transmetues ka folur gjithnje ne nje gjuhe qe vetem shqip nuk mund te ishte. Vete lajmet, argumentat, sygjerimet, arsyetimet kane qene gjthnje nje boshllek ideor, larg realitetit shqiptar, ne me te mirin e rasteve qesharake.

    Te thuash degjohej ne çdo skaj te vendit eshte nje sharlatanizem gazetaresk qe i shembellen lajmit kriminal te gatuar ne çorben serbo-malazezo-berishiste te Mero Bazes per 130 miljonat e dollareve te dale nga Shqiperia.

    Une per here te pare Zerin e Amerikes ne shqip e kam degjuar ne Amerike ! Kisha nevoje dhe deshire te degjoja te flitej pak shqip ne token e lirise e prosperitetit. Dhe nuk mund te ishte tjeter veçse nje zhgenjim, programe te pergatitura nga injorante halabage te mire paguar ne us dollars.

    Zeri i Amerikes ishte shndruar ne nje vegel qorre te programit “podgoriçan” te eleminimit te Shqiperise e shqiptareve si shtet e si komb, per t’ja aneksuar ate Serbise se Elez Biberajt, per te cilin punuan me zell edhe Baze, Shehu, Lesi, Greca e qe ne vitin 1984 dy motrat mashtruese Islami. Ishin keto dy spiunet e Ramiz Alise qe percollen planin “Podgorica” qe tradhetarit serbo-malazez u urdherua te vere ne zbatim ne prag te vdekjes se sigurte te Enver Hoxhes.

    Dy motrat Islami u vetezbuluan me intervisten qe bene, me arratisjen fantaziore te arratisjes se tyre duke notuar mbi 12 km ne det per me shume se gjysme dite !!
    Tradhetia dhe mashtrimi i betimit te bere para flamurit amerikan, edhe pse vone, eshte ndeshkuar siç duhej, me pushimin nga pune te Islameve dhe mbylljen e Seksionit shqip te VOA-s.

    Berisha dhe kelyshet e tij kane qene ndyresirat qe u perdoren nga bashkepunimi Ramiz Alia – Elez Biberaj, si perpunues te planit “Podgorica” qe aq shume dem i solli Shqiperise.

    Me shume kenaqesi do ta quaja kete ngjarje si fillimi i “The happy ending” i planit te kelysheve antishqiptare te mire paguar nga serbo-malazezet per te zhdukur shqiptarizmin e mbijetuar ne shekuj.

    • Besiana,
      eshte normale qe, gjithkush qe beson ato qe ofrojne gazetat, te mendoj intervisten si shkak apo pretekst te largimit te motrave…

      Por, si i behet perballe faktit, lehtesisht te verifikueshem, se Motrat e Nderuara kane qene ne proces pezulllimi se paku disa dite perpara se te kene kontaktuar me gazetarin e DITA-s per intervisten?!

      Zoti Shehu, i emeruar si gazetar i VOA-s pikerisht ne kohen e zotit Biberaj, me ndermjetesine e zotit Mehmet Elezi, nuk mbetet i besueshem teksa kerkon te ofroj si shkak mbyllje te VOA-s ne shqip, punen e korespodenteve qe zevendesuan ate si korespodente ne Tirane!!!
      Perderisa ideja e nje mbyllje te VOA-s eshte per tere Ballkanet, nuk ia vlejne analiza gjysmake thjesht mes seksionit shqip.
      Do te ishte absurde te akuzoheshin Dy Motrat si shkaktare te renies se lajmit, aq me keq ta pesonin ato prej korespodentit te Tiranes, qe qenka korruptuar prej Berishes! A thua te mundtte Berisha te diktonte politikat amerikane, kur ato ne Tirane i rezultuan per ibret te Alemit!!!

    • JE APO SHTIRESH…. “INTELIGJENT”

      Shume me pare se Berisha, Hajdari, Kadare e tere te permendurit e tjere ne komentin tim, une kam qene e kontaktuar per te punuar ne VOA. Kam bashkepunuar shume kohe edhe me Diellin e Bostonit.

      Nuk kisha degjuar asnjehere per motrat Islami, edhe tani po te kerkosh ne gazetat perendimore te kohes nje lajm te tille nuk e gjen, gjendet vetem ne nje numur te Dielli-t te kohes.

      Shume kohe para se te ndodhte permbysja e rregjimit te Ramiz Alise, kam pare ne duart e njerit nga organizatoret e planit “Podgorica” rreth njezet emra personash shqiptare, shume as qe i kisha degjuar ndonjehere, per tu perfshire ne kete plan antishqiptar. Mu kerkua te shtoja emra te tjere… dhe e bera me aq sa mendova asokohe se mund te ishin te pershtatshem (jo per “Podgoricen” po per rrezimin e Ramiz Alise).

      U largova me vetedije nga ky grup kriminelesh, pasi e kuptova se deri ku mund te arrinin vetem per te realizuar ambicjet e tyre. Organizatoret kryesore ishin amerikane, gjenerale e kolonele ne pension.

      Po te lexosh mire ate qe kam shruar ne koment, qe Berisha dhe kelyshet e tij ishin ndyresirat qe u perdoren…. nga Biberaj e grupi parashteteror American Freedom Society.

      Berisha perfitoi dhe nuk priti shume te hakmerret ndaj Biberajt: mbase ke harruar kur e hodhen ne nje kanal, ndersa udhetonte drejt Koplikut me Nikoll Lesin, qe na mbyti me letrat me kerkesa per “ndihme” per gazeten e tij.

      Ajo lista e publikuar nga Perparim Halili ne gazeten “Sot” me emrat e 386 “reaksionareve” qe nuk lejoheshin te hynin ne Shqiperi (nder te cilet eshte edhe emri im) me ka forcuar çdo dyshim qe krijova qe ne fillimet e aplikimit te kesaj platforme famekeqe, rolin armiqesor, spiunues e antishqiptar te Biberajt te VOA-s, ku na paskeshin qene edhe dy motrat sipuno-mashtruese Islami.

  • Lamtumirë… Zëri i Amerikës! [titulli]

    Nuk e di a kam humbur gje por se kam degjuar asnjehere, qe ne Shq., me ishte krijuar ideja se eshte dicka iluzive qe flitej nga te gjithe, e pak-kush e degjonte. Nejse…

    Lamtumirë… Zëri i Amerikës!

  • Kur pushoi se pasqyruari opinionin e qeverise amerikane dhe filloi te shfaqe opinione te njeaneshme, mbaroi dhe legjenda per VOA, duhet te kthehet ne pozicionin e meparshem ose te pranoje shuarjen

    • PODESTA eshte nje gjetje e mevoneshme zoti Ali Leshenaku.
      Emrin dhe bemat e kesaj organizate i kam mesuar kohet e fundit pas dhjetera vitesh, megjithate eshte vetem nje shoqeri lobuese.

      Di te them vetem, per te ngelur ne teme, qe “American Freedom Society” eshte ajo qe ne vitet shtatedhjete te shekullit te shkuar organizoi, armatosi, pergatiti dhe e subvencionoi me parate e kontribuesve amerikane muxhahaidinet e Osama Bin Ladenit, per te luftuar kunder ruseve ne Afganistan.

      Biberaj ishte i ndihmuar edhe nga nje kriminel ordiner ne Amerike qe prezantohej si Kryetari i Lidhjes se Prizrenit, nje fare Ismet Berisha, kosovar i qelbur.

  • Doja te komentoja per Zerin e Amerikes qe une mbaj mend gjate viteve te Universitetit tim 1984-1989 dhe deri ne fillim te 1991 kur u largova perfundimisht nga Shqiperia. Nepermjet radjove Iliria, neve atehere pjesa e rinise dhe e popullit shqiptar qe aspironte lirine dhe ndryshimin e konsiderojme Zerin e Amerikes shpresen dhe ushqimin shpirteror. Nuk e di si u evolua me vone ai program dhe cfare qendrim u mbajt. Heren e hundit qe e kam degjuar programin e mbaj mend ne apartamentet e inxhiniarave jabaxhinj ne Polican te Skraparit qe ishte nje nga bastionet e komunizmit. Mbyllja me krijon nostalgji :))

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *