Prokuroria: Frroku festoi pas vrasjes së kryekomisarit

redaktor

Ka nisur në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Tiranës procesi ndaj biznesmenit Arben Frroku, që akuzohet për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt një vit më parë, në shkurt.

Vetë Frroku ka mohuar akuzën.

“Nuk jam çmendur që të dal si ‘Rambo’ me kallash në mes të Tiranës,” tha Frroku.

Por prokuroria thotë se ka prova të forta kundër tij, mes tyre edhe një dëshmitar, që tani është nën mbrojtje.

Në akt- akuzën e prokurorisë, të zbardhur nga gazeta Panorama, thuhet se Frroku shkoi të festonte në Greqi pas vrasjes së Lamajt.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Arben Frroku, menjëherë pas ngjarjes, ka udhëtuar nga Tirana në drejtim të qytetit të Korçës, dhe rreth orës 21:27 ka kaluar pikën e kalimit kufitar në Kapshticë për në Greqi. Nga hetimet rezulton se i pandehuri Arben është treguar entuziast duke krijuar përshtypjen se kishte përfunduar ndonjë ‘punë’ dhe duhej të festonte. Po ashtu nga hetimet e kryera rezulton se persona të afërt me shtetasin nën hetim janë treguar të frikësuar se tashmë policia ka prova për ngatërrimin e tij në këtë ngjarje”.

Share This Article
2 Comments
  • Ooooooooo Frroq si po te duket biruca, mire eshte qe pas teja te vijne dhe shume dishmitare te rreme qe kerkojne te shtremberojne hetimet….bile ndonje eshte mire qe te rradhitet pas hekurave ne menyre qe te qani hallet oooooo Frroq biznesmeni.

    • Mos kujtoi qe ishte ne EU ku vrane e prene ke donin keta Ketu eshte Albanistat te bejme presion pastaj gjykatesit e Saliut te rrjepin dhe te lene te lire pasi te kane shfryzuar si puna atyre ke semaforet qe qerojne koka peshku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *