Djali:Mbyllni nënën në Psikiatri se do më vrasë në gjumë, vrau dhe babanë

redaktor

“Nëna rrezikon të më vrasë”. Është kjo thirrja për ndihmë e një 22-vjeçari nga Bulqiza. Jeton Elezi shprehet se ndihet i rrezikuar nga nëna e tij, e cila vuan nga çrregullime të theksuara mendore. Spitali Psikiatrik i Shkodrës ka rikthyer në banesën e saj në Bulqizë të sëmurën mendore, Dije Elezi, e cila vite më parë vrau me sqepar bashkëshortin dhe dogji disa herë shtëpinë, duke rrezikuar dhe fqinjët. I biri 22-vjeçar kërkon kthimin e nënës së tij në Spitalin Psikiatrik dhe kjo të jetë në mënyrë përfundimtare, pasi 55-vjeçarja, e cila nuk merr as mjekimin e duhur, ka tentuar ta vrasë disa herë natën në gjumë. “Ajo është e sëmurë, vrau babën. Po rri gjithë natën pa gjumë nga frika se më vret”, thotë Jetoni. Ai shpjegon se nuk bën dot as familje për këtë shkak, pasi trembet se nëna mund të shkatërrojë gjithçka.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *