Durrës, deportohet nga Italia, denoncon trafikimin për prostitucion

redaktor

Një vajzë e re është deportuar nga Italia dy ditë më parë dhe denoncoi në policinë e qytetit bregdetar se është mashtruar me qëllime trafikimi dhe më pas është shfrytëzuar një muaj për prostitucion. Identiteti i vajzës u mbajt sekret për shkaqe hetimore, ndërsa mësohet se ajo ka dëshmuar se është shfrytëzuar në vendet Shengen për një periudhë 1-mujore, nëntor-dhjetor 2013. Policia tha se vijon puna për dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *