Në Shqipëri, hall njeriu apo ariu?!

redaktor

Lajmi i The Guardian se sipas një studimi, Shqipëria renditet ndër vendet ku keqtrajtohen arinjtë, nuk provokon vetëm se të qeshura. Dhe që të jetë më serioze në qasjet e saj kritike, gazeta në fjalë, ose dhe institutet që merren me vrojtime të tilla, duhet më së pari të marrin në konsideratë faktin se në Shqipëri ato janë të keqtrajtuar vetëvetiu në fatin e tyre, qyshse kanë lindur në këtë vend. Shkrimi i referohet faktit se që duke qenë këlyshë, ata mbahen të mbyllur në kafazë ose të lidhur, në funksion të argëtimit të njerëzve, poseduar nga individë pa asnjë ndjeshmëri e përkujdesje. Po dhe sikur të mos kishin rënë në dorë dykëmbëshash e të gjendeshin ndër pyje, edhe aty do përjetonin fatin e zi prej piromanisë që shkreton vit pas viti gjithçka. Dhe nuk është fjala për arinjtë, por për çdo gjallesë tjetër që ka rënë preh e gjëmës së këtyre anëve: të njeriut që ka hapur luftë me gjithçka rreth e rrotull, për shkak të inatit që ka me veten. The Guardian e kushdo që qahet për atë me te cilën tek ne qeshet, duhet ta kuptojë se këtu hall është njeriu e jo ariu. Ndaj lajmi duhet të ishte: “Shqipëria, vendi ku njeriu keqtrajton egërsisht veten”

Share This Article
1 Comment
  • Shumë injorantë gazetarucët e këtij artikulli. E ka thënë Gandi: “Madhështia e një vendi dhe progresit të tij moral matet nga mënyra se si njerëzit trajtojnë kafshët”
    Mos shkurani budallalleqe të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *