Artan Lame ka sqaruar më hollësisht skemën e re të legalizimeve të miratuar nga qeveria dhe që pritet të marrë edhe miratimin e parlamentit nga mazhoranca e majtë. Kreu i ALUIZNI-it sqaron procedurat se si do të legalizohen shtëpitë, cilat janë hapat që duhen ndërmarrë nga çdo i interesuar
Zoti Lame, kemi akuza politike nga opozita se keni gënjyer gjatë fushatës elektorale për legalizimin falas…
Akuzat janë pa logjikë. Nuk dua të humb asnjë sekondë për t’iu përgjigjur akuzave, por dua të them se si do bëhen legalizimet. Si do bëhen? Si do të priten nga ne qytetarët? Çfarë do të duhet të paguajnë? Çfarë dokumentacioni u duhet, se sa për të harxhuar kohë se përse nuk ua bëri Saliu legalizimet.
Zoti Lame të mërkurën Kryeministri ka shpërndarë tapitë e para në Paskuqan. Një shpërndarje certifikatash pronësie e ka bërë edhe ish-kryeministri Berisha më parë, të cilën ju në opozitë e keni sulmuar si të rreme. Sot në qeverisje, sa reale janë këto tapi dhe nuk janë vetëm për atë që quhet konsum publik dhe mediatik?
Që dje gazetarët nisën të kërkonin listat e atyre që u legalizuan. Kjo është lehtësisht e verifikueshme. Kur gënjeshtra ka qenë kaq e madhe është e domosdoshme që të bëjmë xheste të tilla publike që të vërtetohet se kjo qeveri e ka seriozisht. Janë zhgënjyer aq shumë qytetarët, është një thyerje aq e fortë besimit tek qytetarët dhe ne po mundohemi ta rikthejmë këtë besim tek legalizimi. Nga janari janë paraqitur 14.500 ankesa, kërkesa dhe problematika të ndryshme që kanë të bëjnë me legalizimet dhe këto tregojnë që qytetarët kanë nisur të besojnë më në fund.
Kryeministri foli për një garanci hipotekore duke e lidhur legalizimin me çmimin e energjisë elektrike. Mund të shpjegoni çfarë është kjo garanci dhe si do të detyrohet dikush në këto zona informale të formalizohet, edhe sa i përket faturave të papaguara? Kujtojmë se janë pikërisht zonat informale ato që kanë edhe borxhet më të mëdha ndaj CEZ apo ujësjellësit?
Ajo që duam të arrijmë është që rrethinat t’i kthejmë pjesë të qyteteve tona. Këta njerëz të bëhen pjesë e sistemit. Sa më shumë t’i lëmë jashtë sistemit, aq më shumë do të mbeten jashtë qyteteve. Ndaj t’i përfshijmë brenda sistemit. Pjesa reale, që do të thotë ajo që quajmë për pagesën e energjisë, përtej gjithë faljeve dhe zbritjeve që i janë zbritur nga trualli, ka një shtesë për energjinë, qytetari nuk do të paguajë dritat nëse nga momenti kur legalizohet deri në 2 vjet paguan rregullisht energjinë elektrike, pjesa e energjisë që s’ka paguar më parë i falet. Kjo është një shtesë.
Kryeministri tha se nga legalizimi nuk do të përjashtohen ata që thonë se nuk kanë mundësi të paguajnë për tokën. Por këtë mund ta thonë që të gjithë, për më tepër kur bëhet fjalë për zonat informale?
Legalizimi ka një skemë shumë të plotë me shumë nënndarje në ndryshim nga ligji aktual që nuk u zbatua ndonjëherë. Përtej kësaj ne kemi parashikuar edhe nevojat, problematikat, shtesat sipas kategorizimit të shoqërisë. Legalizimi mbyllet menjëherë në momentin e pagesës dhe qytetarit i njihet prona. Është parashikuar edhe pagesa me këste si dhe lehtësitë për shtresat në pamundësi.
I rikthehemi temës me të cilën e hapëm: A mund të na thoni se çfarë është falas? Tokën do ta paguajnë të gjithë këta qytetarë?
Janë rreth 67 mijë familje që kanë ndërtuar në tokë të tyre, që nuk paguajnë absolutisht asnjë gjë sepse të gjithë procedurat e ka marrë përsipër t’i paguajë shteti, gjithë pagesat e shërbimeve. Këto familje dalin pa asnjë lek të paguar. Janë edhe familjet e tjera, që kanë ndërtuar në tokë të shtetit apo në tokën e pronarëve. Këto familje përllogaritet që truallin do ta paguajnë me gjysmën e vlerës së tregut. Nëse paguajnë menjëherë fitojnë edhe zbritjen tjetër prej 20 për qind. Nëse do të paguajnë me letra me vlerë kanë një ulje tjetër. Familjet me ndihma ekonomike kanë 30-40 për qind ulje veç uljeve të tjera, ndërsa për familjet me invalidë, trualli është falas.

Vetëm në Albanistan ndodh që qeveritë të ligjërojnë vjedhjet e trojeve dhe të pronave.Tamam psikologjia e kaçakëve, kush është i zoti të vjedhë quhet trim dhe burrë.Por më e keqja është se këto qeveri që garojnë midis tyre jo vetëm që legalizojnë vjedhjet por dhe i thonë hajdutëve, prit se do ju japim ca para për të shlyer faturat e energjisë elektrike të cilën e keni vjedhur tërë jetën. Ka paradokse e paradokse…
Artan,
Se pari, beni mire qe e nxirrni vonesen e parardhesve tuaj per keto legalizime, ne qofte e verteta keshtu, a s’keni mundesi ta godisnin edhe me forte?
por…
mos u nxitoni ne punet qe kerkojne me shume maturi dhe mbeshtetje ligjore.
Se pari, edhe ne hyrje te ketij shkrimi, njoh=ftohet se se shpejti kete ligj do ta miratoj parlamenti (!)
Dmth ju shperndani Tapi, te pamiratuara si Ligj?!
Dhe e dyta: A do duhej me pare te shkoqisnit muhabetet me pronaret reale te tokave ku jane ndertuar ngrehinat pa leje?
Pa pronarin, jo vetem qe Tapite kthehen ne false, por kam frike, do hapni trazira te reja…
Nese nuk jeni marre vesh me pronaret, domethene ju vazhdoni te talleni edhe me keq se berisha…
Paragarafi i fundit nxjerr lakuriq “logjiken” e Lames. Shteti arrin deri aty sa ben ulje cmimesh me token e privatit e i gjori pronar do te kompensohet (nese eshte me fat) me cmime qesharake dhe jo per te tere pronen.
Ne Strasburg po duartrokasin keto arritje te shkelqyera te sjelljes me pronen private.
Cfare mund te presim kur vete krei i INUK-ut banon ne nje apartament qe duhet akoma te legalizoje, pra i ndertuar ne menyre te paligjshme.
Me sa mbaj mend, kur ishte ne opozite, ishte Artan Lame qe doli ne proteste me pankartat “Toke e Xanun”. Hipokrizi rilindesish.
Lame ,
ka per t’ju kushtuar shume shtrenjt kjo qe jeni duke abuzuar me tokat ,me pronaret uljen e cmimeve te tokes duhet ti qendrojn konform udhezimeve ardhur nga BE.
Ju kujtojme ktu ,se shumica e politikaneve miqte e tu PeDera qysh prej Topi-t bamir, Jozezheles,rahmet past pushtit”republikan” godo.leshit etj funxionar te qeverrive te mepareshme , zogu i kurves , i kane marre tokat e veta ose jane demshpreblyer sipas Cmimeve te Tregut Europian !!!
Ti KoktuM, dhe qeverria jote ,nuk mundet te perdorni standartet te ndryshme brenda nji shteti per te njetin “Mall”. Vjedhjet ne miljarda qe ju i keni bere ktij shteti qysh nga famekeqi berisha e nano etj plehra poltike ,nuk mundet ti konpensoni duke ulur cmimin e tokes pronarit shqiptare . Asnji nuk do ti shpetoj dot ndenshkimit ne kte bote ,qofte si person qofte me vote . Ju plehra qe mbani emrin poltikan sot nuk mundet te mendoni se mundet te luani me jeten e shqiptareve dhe trajtoni shtetin shqiptare e gjithcka nenkupton shtetin ,si nji prone private tuajen ,me te cilen ju mundet te beni cte doni . Nji dite te gjithe do marrin ate qe i takon si ti etj .Kohet ku ju funderina politike kalonit pa ju ngul “haku” ne kafk ka kaluar .Mos t’ju genjej mendja se duke ligjeruar De-Fakto mosndenshkimin si qeverri kriminelat e abuzusit me te medhenj te ktij populli sali berishen nano meta basha ,po konstruoni “Standartin” e paprekshmerise poltikanit .Keni me pa se shpejti .
Kush je ti mor Katundar i qelbet qe i jep te drejten vehtes te besh pazare me mallin / Token e tjetrit !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ku e gjeni kte guxim prej idioti ,prej banditi poltik ju mer plehra . keni me marre cdo pergjigje per gjithcka jeni duke bere me pronat .
Qe te flasesh kodra mbas bregut, eshte shume e thjeshte, te japesh mend, kur nuk ke asnje lloj pergjegjesie, eshte gjithashtu shume e thjeshte.
Ne ketu mund te clirojme tokat shqiptare qe nga Molla e Kuqe e deri ne Arte, por kete mund ta bejme vetem ketu duke shkruar brockulla, se realiteti eshte komplet ndryshe.
Kush eshte ai trim me flete, qe te shkoj te cliroje pronen e vet nga qindra shtepi, te ndertuar me hyqmin e Saliut, le te dale nje trim, por trimat ish pronare, mbasi ja dhane votat, pikerisht atij qe ja u vodhi pronen, per gati 20 vjet, tani kerkojne nga qeveria Rama, ti cliroje nga zaptuesit.
Jo mor teveqelet e Saliut, Edi Rama smund te krijoje mbas nje shkaterrimi total te Shqiperise nga idhulli juaj ish sekretar, nje tjeter tragjedi sociale, por ka nxjerre nje ligj, qe te kenaqe te dyja palet, nga nje ane te legalizoje zaptuesit, qe ishin koleget tuaj ne votime dhe nga ana tjeter, te kompesoje ish pronaret, megjithese se meritojne aspak, se ishin vete pjese e mbajtjes ne pushtet, te vjedhesit te pronave te tyre.
Si nuk doli nje ish pronar apo grup pronaresh, te cojne ne prokurori Argita Berishen (Malltezi), si nje nga sekseret kryesore te vjedhjes flagrante te pronave dhe shitjes e rishitjes, per disa here te tyre?.
Enveri ja u mori pronat, por nuk ja dha personave te trete, por ja dha shtetit, ndersa Berisha mbasi shkaterroi dhe dogji kadastrat, ja u shiti miqve te tij dhe ju perseri beni fajtor Edi Ramen, se ai ja u shiti juve pronat, kur akoma ai ska marre pronat e veta.
Bathorja eshte nje fakt tashme, le te dali ndonje trim forumesh dhe ti largoje dhe mos te na beje ketu trimin.
Tani ne kete situate, duhet gjetur zgjidhja me e mundshme dhe une besoj se qeveria Rama, ka gjetur nje formule, qe te kenaqe te dyja palet.
Horri Bulevardit ,
Nji person i cili nuk ka interesa te ksaj natyre ,pra ska pretendime prone ,
mundet te leshoje ne kte atmosfere krimi shteteror tollumbace harmonie ,un te kuptoj ty shume mire ,ti je nji militant i PS-se .
Un megjithse tradicionalishte as ne kohen e komunizmit s’kam qen si familje ne sherbim te njeres apo tjetres parti ,nuk kam qen as i persekutuar sepse prindrit kane mundur te shkollohen bukur nen avantazhin e atik rregjimi ,,megjithate dua te theksoja, pa qen nji militant kam mbeshtetur ne cdo kohe ate force poltike e cila me eshte dukur mua se ka vertet ndjenje kombetare pra PS-ne (edhe pse me komunistet s’me ka lidhur asgje si familje) ,pra si nji force progresive dhe e vetmja parti e cila mundet ti ndryshoje fytyren ktij vendi ,pra edhe njiher mbeshteur me shume e hapur se asnji ju militantet e aksioneret ne pushtet sot ,kur te gjithe fshiheshit pas brekeve te gjata te partis e kryetarit .
Qe kta palacio poltikan te tallen gjithe jeten me prinderit tane sot pensioniste duke i mashtruar per 23 -vjet per ti ligjeuar pronat e tyre dhe perdorur si nji arsenal vote kjo tregon qart se me cfar poltikansh kemi te bejme . Cfar sali kurva krimineli ka bere ne ate vend,nuk eshte vetem faji tij personal sepse ai ate mision kishte ,por edhe i PS-isteve te cilet i lane dore te lire te bente cte donte antishqiptarit berisha .
Se ne cfar situate ndodhet kjo qeverri nuk eshte dicka qe duhet ta befasonte sot ,sepse dinte fare mir cfar sali berisha bente gjate qenies se tij ne pushtet okay !
Ty dhe akujt nga ata poltikan aty mos ti duket aspak cudi per ate qe ne kerkojm dhe reagojm ,sepse kemi ik te rinje ne emigracion dhe mundet edhe t’ju befasojm madje bindshem per trimerin duke mbrojtur pronen tone .
Qeverria apo z.Kryeminister nuk mundet te gjej formula te kenaqe vandalet e asaj bote nen koston e pronarit te vertet . Nuk duam ti ndjekim nga pronat ata qe tashme kane dekada qe jetojn aty ,por te demshperblehemi si dhe vet poltikanet shqiptare bene me pronat e veta . Mbi koston e prones tone nuk do mund te toplerojme asnji formule qendrimi ne pushtet te ksaj qeverrie. Kjo nuk quhet Drejtesi .Nqs ju nuk e njihni koncpetin ne fjale dhe erdhet ne pushtet per te kenaqur te gjithe vandalet ,kriminelet ,hajdutet ,mashtrusit ,tradhetaret e ktij vendi gaboheni rend dhe do perballeni shume shpejt me konseguencat ,te jeni te bindure per kete .
E ke shume gabim zoteri, jam pikerisht nje pinjoll i nje familjeje tiranase, qe i kane marre pronen, jo ne keto 23 vjet, para 90-tes, prone ku jane ndertuar disa pallate dhe si thua ti qe une dhe djemt e xhxhallareve, te kapim pushken dhe te bejme trimin dhe ti themi te pakten mbi 50 familjeve qe perafersisht jetojne ne apartamentet e tyre per me shume se 35 vjet, dilni se me keni zene pronen.
Edhe sikur te me leje mendja, perseri nuk mundem.
Kur kam shkruajtur komentin tim, jam bazuar ne fakte qe as ti as une, smund ti zhbejme, se jane mijra familje, perpara ish pronareve, qe pak nga varferia ekstreme dhe pak nga nervozizmi, se kane per gje te fillojne nje lufte civile.
E kam theksuar me lart, jemi ne nje kohe, qe ste le asnje zgjidhje, eshte gjetur nje zgjidhje e detyruar, ku shteti ti kompesoje pronaret, ku zaptuesit ne disa forma, te paguajne pronat qe kane zene.
Kush ka zgjidhje me te mire, pa shkaktuar drama njerezore, eshte i deshiruar ti coje propozimet, ne institucionet qe merren me kete pune.
Sa per dijeni, kam qene nje nga te paktit, qe kam hedhur zgjidhjen ideale per ceshtjen e pronave, ku kam thene qe me ligj, pronat ti kthehen ish pronareve dhe zaptuesit te bien ne ujdi me pronaret reale, ku shteti te jape per nje shtepi, kredi me interes zero, qe zaptuesit te paguajne pronen e zene.
Ndersa ata qe kane me shume se nje shtepi apo biznese, te bien dakort me ish pronarin, ose te behen bashkebiznes, ose ta shembin ndertimin, duke e sjelle token ne gjendjen fillestare.
Por baterdia 23 vjecare e pronave, ste le qe te besh zgjidhjen me optimale.
As nuk kam qene as nuk jam pjese e asnje partije, sidomos asaj socialiste, por puna e Edi Rames si kryebashkiak i kryeqytetit, me ka dhene mendimin, qe ti besoj projektit qe kerkon te beje Edi Rama.
Sa per dijeni, kam qene shume afer PD-se, ne fillimet e saj.
Ne qofte se ti ke mendimin se duke perkrahur Edi Ramen, duhet te jesh patjeter socialist e ke gabim, se une Edi Ramen e shoh me teper si te djathte, se sa shoh disa ish te djathte, qe i sherbyen diktares komuniste, si spiune, psh. Sabri Godon qe ka vdekur tashme, qe na reklamonte te djathten, por qe karieren mbas clirimit e ka filluar si sigurims.
“ENVERI” VAZHDON TE SHPERNDAJE COPA LETRASH
Ata popuj qe nuk arrijne te mesojne nga aksidetet dhe tragjedite historike rrezikojne qe ti perserisin ato gje qe nuk besoj se perben perjashtim edhe per shqiptaret.
Kryeministri Rama ne vazhden e papergjegjshmerise se tije nga dita e pare e marrjes se karriges se Kryeministrit beri dje budallekun e radhes.
Nese kthehemi pak ne kohe Enver Hoxha ne 1946 doli vete dhe shperndau per fshataret tokat e pronareve duke i uruar qe ta gezonin token bres pas brezit por pas dy vjetesh e ne vazhdim ju a mori edhe atyre dhe i ktheu tere shqiptaret ne skllever te pushtetit e klanit te tije criminal.
Shikoni me vemendje Kryeministrin Rama dje ne periferi te Tiranes duke shperndare copa letrash qe i quan tapi por nuk kane si te jene te tilla dhe ne te njejten kohe deklaron se ligji i legalizimeve do te kaloje ne parlament ne muajin qe vjen d.m.th ne Prill 2014.
Kjo jo vetem eshte tallje me qytetaret shqiptare dhe me veten e tije por eshte papergjegjshmeri totale per nje kryeminister dhe raportin qe duhet te kete Kryeministri me shtetin dhe ligjin.
Shikoni me vemendje veprimtarite e qeverive “post komuniste” te pas 91 . Te gjitha kane vazhduar me riformulimin e ligjit per kthimin dhe legalizimin e pronave te qytetareve shqiptare gje qe po e vazhdon edhe Qeveria Rama dhe rezultati 8 mije jete te marra qe kane ne gjeneze konfliktin per pronat dhe penalitete nga Gjykata e te Drejtave te Njeriut ne Strazburg qe i kalojne 1 miliard euro.
Dy gjera duhen qartesuar ndermjet qytetareve shqiptare dhe qeveritareve dhe pushtetareve te majte apo te djathte qofshin ata:
Se pari duhet pyetur qeveritaret dhe pushtetaret shqiptare a jane mandatuar ata qe te punojne per zhvillimin dhe perfeksionimin e sistemit capitalist apo per vazhdimsine e pansllavizmit komunist?
Se dyti a jane te detyruar nga Kushtetuta e Repuplikes se Shqiperise qeveritaret dhe pushtetaret shqiptare qe tere veprimtaria e tyre te jete ne zbatim te neneve dhe frymes se kushtetutes.
Me aq pak sa dime ne shqiptaret dime qe baza e sistemit capitalist eshte prona private dhe vete sistemi zhvillohet ne respect te ligjit e Kushtetutes ku jane percaktuar qarte ndarjet e pyshtetit dhe detyrimet kushtetuese te ndersjellta ndermjet qytetareve e shtetareve e pushtetareve. Ne kete kuader jane parashikur edhe penalitete per ta qe e shkelin ligjin e Kushtetuten.
Une nuk arrij te kuptoj sesi shqiptaret kane 24 vjet qe vazhdojne te mashtrohen e vetemashtrohen ne te tera drejtimet qe nga rritja e mirqenjes, procesi i integrimit, i zbatimit te ligjit e barazise para tije.
Sistemi capitalist funksionon apo me mire te themi duhet te funksionoje ne harmoni te plote ku cdo fenomen ndikon mbi tjetrin dhe te tere faktoret dhe aktoret duhet te realizojne rritjen e mireqenjes se popullsise ndermjet realizimit e respektit te plote te lirive e te drejtave themelore te njeriut qe ne menyre logjike e te natyrshme bie integrimin e Shqiperise ne strukturat perendimore Euro-Atllantike.
Fatemiresisht e drejta zakonore shqiptare perputhet me lirite dhe te drejtat themelore te njeriut persa i perket ceshtjes se pronesise. Nuk ka qene e as nuk eshte ne te drejten zakonore te shqiptareve qe ai qe vjedh nje prone te dikuj tjeter ti shkohet per t’ia bere per hair. Perjashtim bejne Qeverite Shqiptare nekomuniste te pas 1991 ku ne kundershtim me te drejten zakonore shqiptare dhe lirite themelore te njeriut ja bejne per hair me “tapi” pronen e vjedhur ndermjet zaptimit.
A e dine shqiptaret se problem i zaptimit te prones se tjetrit ketu ne Amerike zgjidhet me polici dhe nuk eshte e nevojshme te shkohet ne gjykate.
Nuk dua te hyj me tej ne ceshtjen e ndertimit dhe funksionimit te siguracioneve te banesave qe nuk arrij ta kptoj se perse nuk eshte ngritur sistemi pasi del qe qeveritaret tallen edhe me ata qe gjoja ju legalizojne banesat.
Shqiperia ka firmosur kartat dhe konventat qe percaktojne dhe detyrojne shtetin Shqiptar qe te zbatoje e respektoje te drejtat themelore te qytetareve shqiptare duke e vendosur Shqiperine nen juridiksionin e Gjykates se te drejtave te njeriut ne Strasburg.
Ne anen tjeter banditet nekomuniste shqiptare e grabisin pronen e qytetareve shqiptar ne kunderstim te hapur me Kushtetuten e Shqiperise , lirite dhe te drejtat themelore te njeriut dhe ne fund nuk degjojne as te respektojne vendimet e Gjykates se Strasburgut dhe ne te njejten kohe vazhdojne te mashtrojne qe 24 vjet se po punojme per integrimin e Shqiperise ne perendim se nuk poflasim per mireqenje e respektim te dinjitetit te shqiptareve.
Shqiptare, nuk ka e nuk do te kete integrim te Shqiperise e Shqiptareve ne strukturat Euro-Atllantike me qeveritare e pushtetare grabites te prones, financave e dinjitetin tuaj.
Lavdi Amerikes e falenderime Presidentit Bush qe Shqiperine e futi pa plotesuar asnje kusht ne aleancen me te madhe politike ushtarake qe ka njohur historia. A i ka pyetur kush qeveritaret e djeshem e te sotem se perse Shqiperia eshte perjashtuar nga e drejta per te marre informacion te klasifikuar nga institucionet e NATOS?
A e keni pyetur Kryeministrin Rama se kush do i paguaje ndertesat e rrezuar nga Agjensia e tije sheterore INUK dhe punonjesit e nxjerre nga puna me akt normative qe te dy antikushtetues me vendim te Gjykates Kushtetuese te Shqiperise.
Sa do te jete fatura finaciare e jete te marra shqiptaresh nga vazhdimi i grabitjes se prones qytetareve shqiptare.
Qe te ndaje qeveria prona duhet ti posedoje ato apo Qeveria Rama vazhdon te qeverise me kushtetuten e 1976 kur toka ishte deklaruar prone e shtetit deri edhe trualli i shtepise .
A e di Kryeministri Rama se partia e tije Socialiste ka aprovuar Kushtetuten e Shqiperise ne 1998 dhe ne paragrafet e fundit thote se te tera ligjet qe i bien ndesh Kushtetutes se Shqiperise duhen te abrogohen Brenda dy vjetesh cfare do te thote se pas 2000 askush nuk mundet te veproje e aq me pak te qeverise ne kundershtim me Kushtetuten.
A mundet te beje public Kryeministri Rama akordin e arritur me Gjykaten e Strasburgut qe e permendi ne Parlament gje qe me ben te besoj se Gjykata e Strasburgut nuk mundet dhe nuk jep akord per te vazhduar grabitjen e qytetareve Shqiptare.
Ish-Kryeministri Berisha deklaroje para pak kohesh se ligji i aprovuar ne 1991 Nr 7501 bie ndesh me parimet e pronesise dhe per vazhdimin e fatekeqesise se shqiptareve askush nuk e zuri me ne goje pranimin e fajsise nga ana e ish Kryeministrit.
Gje qe gje se qe 8 mije jete shqiptaresh te mare me konsensusin e PS-PD ne 1991 qe kane zanafillen ne konfliktet mbi pronen te deklaruar ne Parlament nga Kryeministri Rama dhe me dhjetra miliard euro deme ekonomise se shqiptare te marre peng e mbi 18 mije jete te tjera qe e kane prere bileten per ne boten tjeter ne zinxhirin fatekeq te hakmarrjes e gjakmarrjes.
A mundet te kete moral nje qeveri qe per ate qe vjedh nje cellular e denon me gjashte muaj burg e ate qe vjedh 200 mije euro pronen e tjetrit i thote e gezofsh e i jep tapine.
Prona, trualli, shtepia eshte vete Atdheu dhe si eshte e mundur qe “Qeveria Shqiptare” t’ju mohoje Atdheun pjeses me fisnike te kombit ish-pronareve qe u shpronesuan nga regjimi pansllav komunist .
Ndonjeri mundet te thote se edhe ata qe e kane zaptuar token e tjetrit jane shqiptare. Sigurisht qe jane shqiptare por e kane pronen , token, malin atje nga kane ardhur dhe nuk lejojne as nuk guxon kush atje nga kane ardhur as t’ju kaloje me kembe ne pronen e tyre se ate j’ua ka lene baba.
Ate cfare shqiptaret ja kane bere njeri tjetrit dhe vazhdojne te ja bejne akoma me mbeshtetjen e drejteprdrejte te qeverive atishqiptare pergjate 68 vjetesh nuk ja kane bere as pushtuesit gjate luftes se dyte boterore pasi thesarin e shtetit vertete e muaren por e paketuan dhe e ruajten si thesar te shqiptareve kurse antishqiptaret prosllave qeveritaret shqiptare e vodhen diten per diell e prape gje qe gje nuk qe.
Vjedhin prona, energji, parane publike duke e boshatisur arken e shtetit sa here qe behet rrotacion pushteti qe me 1939 e deri me sot, vjedhin thesarin e shtetit e vazhdojne te vjedhin e vrasin shqiptare per dite por asnjeri nuk paguan nje cent dhe kerkojme te hyjme ne europen e civilizuar si shtet e shoqeri kur realisht me keta tregues nuk do na pranonin as ne Unionin Afrikan.
Shqiptare te nderuar shkrimtari i madh Kadare ka thene se pune me te veshtire e te pabereqet se me i prure argument nje tufe injorantesh nuk ka por prapeseprape thellesisht besoj se shqiptaret nuk jane budallenj por ju kane hypur ne qafe ca perbindesh qe nuk kane as gjak shqiptaresh as dhemshuri per shqiptaret.
Te nderuar bashkombas besoj e dini se Atdheun tone te bukur e te pasur per cfare Zoti i ka dhene e kane braktisur e po vazhdojne ta braktisin intelektualet e rinia ku shpejt pushtetaret, shtetaret e politikanet e pangopur nuk kane per te pasur me gje per te grabitur e per pasoje do largohen sic edhe jane larguar gjer tani natyrisht disa pas akauteve te tyre milionshe e me shume zero.
Antishqiptaret pushtetare e qeveritare kane interes qe ta mbajne shoqerine shqiptare nen terrorin e bukes, rruges e sigurise per jeten pasi vetem keshtu ata mundet te lagohen pa i vene re nje dite duke e lene Shqiperine ne diten e hallit dhe pa asnje mundesi ringritje.
Asnje aktivitet prodhues domethenes nuk eshte ndertuar ne 24 vitet e fundit dhe a i pyesni qeveritaret dhe pushtetaret shqiptare se sa eshte borxhi i jashtem dhe i brendeshem dhe interesi vjetor gjithnje ne rritje i Shqiperise sot dhe sa eshte rritur aftesia shlyese e ekonomise shqiptare.
Pra qeveritaret dhe pushtetaret shqiptare kane vjedhur valuten e huaj te marra hua dhe valuten tuaj te vene me gjak e djerse nga femijet tuaj ne bankat shqiptare pa vene kund nje tulle por qe i perdorin per qefe e kure te vije dita ti kerkoni do ju japin nje leter shqiptare pa vlere qe do ju zhvlersohet ne dore sa hap e mbyll syte.
Historia ka mbuluar me pluhurin e harreses kombe me te medhenj se ne dhe nuk do beje perjashtim as me ne shqiptaret pasi jemi vendi i vetem ne bote qe e kemi braktisur Atdheun 50% e popullit pjesa me vitale e tije rinia e intektualet po ju mohojne Atdheun nje pjes te madhe prej tyre e nuk do kene mundesi te vijne ne Shqiperi as per pushime pasi ne nje vend qe te rrezikon koken nuk besoj se ka kush deshire te shkoje as falas e jo me te paguaje..
Zgjohuni sa nuk eshte vone pasi me hajna qe i lene vendin njeri tjetrit nuk mundet te kete ardhmeri Shqiperia as Shqiptaret dhe antiligji bie vec fatekeqesi sic ka vazhduar e vazhdon te bjeri.
Shqiptaret sot kane mundesi te shohin e degjojne si jetohet ne New York, Berlin, Rome Paris Londer e nuk duhet te pajtohen me kucedren qe ju ka bllokuar ardhmerine.
Zoteri!Ju falenderoj sinqerisht per kete shkrim.
Nese nuk gjykojme keshtu nuk kemi asnje shans jo ne qe hikem 30 vjec e po behemi 55 por edhe brezat pasardhes te kombit tone gjithashtu nuk do te munden te shohin nje dite te bardhe.
Jam i bindur se te gjithe shqiptaret tashme kane kuptuar se kedo qe te votosh; ne darke kur kthehen ne shtepi dhe hapin frigoriferin,gjejne aty te njejten gje;skamjen.
Te gjithe pa dallim feje ,krahine dhe bindje politike duhet te ngrihemi ne revolte ne revolte te forte mbareshqiptare per te shkateruar sistemin e kalbur qeverises dhe
jo Shqiperine dhe ato pak gjera qe kemi arritur te ndertojme.
Respekte.
Cift interesant ky i fundit .