Lionel Mesi fitoi Topin e Artë dhe kjo nuk është më lajm. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e admiruesve të yllit të futbollit dhe sportdashësve në përgjithësi kanë qenë zgjedhjet që trajnerë dhe kapitenë ekipesh të kombëtareve të ndryshme kanë bërë për emrin e fituesit të këtij çmimi.
Kështu, sipas qeverisë së futbollit ndërkombëtar, kapiteni i kombëtares kuqezi, Lorik Cana, ka vlerësuar si më të mirin Kristiano Ronaldon, të cilit i ka dhënë 5 pikë, ndërsa Mesit i ka dhënë 3 pikë dhe 1 pikë Andres Iniestës.
Ndryshe ka votuar trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi, i cili e ka vlerësuar me pesë pikë Mesin, me 3 pikë Kristiano Ronaldon ndërsa 1 pikë i ka dhënë mesfushorit të Realit dhe Spanjës, Ksabi Alonso. Për mediat shqiptare ka votuar gazetari Besnik Dizdari duke dhënë 5 pikë për Messin, 3 Ronaldos dhe 1 Iniestës.
