I shumëkërkuari nga klubet e mëdha evropiane, Paul Pogba do të vendos për të ardhmen e tij pas përfundimit të kampionatit botëror. Paris Saint – Germain dhe Real Madrid kanë shprehur gatishmërinë të shpenzojnë shuma marramendëse për ta transferuar e Paul Pogbas. Pas këtyre interesimeve, Juventusi nisi misionin për vazhdimin e kontratës me reprezentuesin e Francës. Por, ish anëtari i Manchester Unitedit do të vendos për të ardhmen pas përfundimit të Kampionatit botëror. “Prioriteti im është gjithmonë i njëjtë, për t’u kujdesur për lojtarët që unë përfaqësoj. Ne do të vlerësojmë çdo gjë pas Botërorit, të gjitha ofertat nga klubet e tjera si dhe propozimin për vazhdimin e kontratës me Juventusin”, ka deklaruar menaxheri i francezit, Mino Raiola për Tutto Sport.
