Putin i telefonon Obamës, bisedojnë rreth krizës

anazapta

(Plotësuar)

Përmes një njoftimi, Shtëpia e Bardhë bënë të ditur se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka telefonuar presidentin amerikan, Barak Obama, për të diskutuar rreth propozimeve amerikane për një zgjidhje diplomatike rreth krizës në Ukrainë. Zëdhënësi i Shtëpisë s Bardhë shton në ketë deklaratë se Obama ka preferuar që shteti rus të jap një përgjigje konkrete me shkrim, rreth alternativave që ofron për zgjidhjen e kësaj situate. Ndërkohë pritet që ministrat e jashtëm të dy vendeve të takohen së shpejti për të diskutuar hapat qe do te aplikohen me tej.

Telefonata e Putin erdhi menjëherë pas intervistës së presidentit amerikan ku ai kërkoi tërheqjen e trupave ruse nga kufiri me Ukrainën dhe fillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta me qeverinë e Kievit. Obamës, i cili i tha se tensionet mund të ulen vetëm atëherë, kur Rusia do të tërheqë trupat e saj nga kufiri me Ukrainën, dhe më pas të fillojnë bisedimet e drejtpërdrejta mes qeverive të dy vendeve.

——

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, i ka telefonuar presidentit amerikan Barack Obama, për të diskutuar lidhur me krizën në Ukrainë. Sipas njoftimit nga Shtëpia e Bardhë, Obama dhe Putin, diskutuan rreth krizës në Ukrainë dhe propozimeve diplomatike amerikane, për zgjedhjen e kësaj çështje. Sot në mesditë Obama i ka kërkuar Rusisë të largojë trupat e saj nga kufiri i Ukrainës në mënyrë që të ulen tensionet mes palëve. Rusia sot në mëngjes ka stacionuar rreth 50 mijë ushtarë rusë në kufi me Ukrainën. Moska sipas ekspertëve amerikane është gati për një ofensivë në shkallë të gjerë, duke krijuar linja përforcuese. Pentagoni është vënë në pritje, pasi të gjitha sinjalet flasin për një përshkallëzim të situatës.  Biseda mes krerëve të dy superfuqive botërore pritet të qartësoj mbarëvajtjen e situatës së tensionuar në Ukrainë.

Share This Article
3 Comments
  • I janë ulur veshët putinit. Ariu rus ka dhënë sinjalin e tërheqjes!? Ndoshta pas rezolutës se miratuar kunder tij në okb? Të shohim!?

  • aghagagaga sa kom qesh ,,,,,,,,,,,ariut rus i kane rene veshet ,,,,,,,sepse mori ne telefon obamen me i thene qe don apo nuk don ti une krimene do ta mbaj,,,,prandaj qe mos te felliq me keq se te kam felliqur ne sy te opinionit boteror hajde gjeme fjalet e duhura si do ta quaj kete aneksim,,,,,,,,do te leshoj pe heren tjeter i ka thene obames mos u merzit sepse ne ruset shahun e kemi ne gjak,,,,,,humbe ne siri, humbe edhe ne ukraine 2-0,,,,,hajde bejme ndonje loje tjeter se nuk je per kete pune ti obama ,,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *