Viola zbulon sekretin e banorëve të BB

anazapta

 Viola ka zbuluar disa sekrete të banorëve që janë në shtëpi gjatë një bisede me një nga banorët e rinj të “Big Brother Albania”, Zhakun. Ajo merr guximin dhe i tregon se ajo dhe Meridiani njiheshin përpara se të bëheshin pjesë e këtij reality, por i është lutur që mos të fliste me askënd brenda shtëpisë për këtë fakt. Viola ka vijuar bisedën, duke i treguar Zhakut gjithashtu që mendon se të tjerë banorë njihen që përpara se të bëheshin pjesë e “Big Brother”, por ende nuk kanë folur asgjë për këtë. Ndonëse banorja nuk ka përmendur emra, ajo është dukur mjaft e qartë dhe e sigurt për njohjet që banorët mund të kenë me njëri-tjetrin. Më pas Viola ka folur për dyshimet që ka rreth Meridianit dhe lojës që po mundohet të bëjë ai me Esidën, ndërsa i kërkon edhe Zhakut që të jetë i vëmendshëm. Vajza polake ka thënë se disa nga banorët dyshojnë tek inteligjenca e saj. Ajo thotë se arrin t’i kuptojë shumë mirë të gjitha situatat, por fakti që nuk shprehet dot shumë qartë në shqip, bën që të tjerët të dyshojnë për të.

Share This Article
1 Comment
  • (Inteligjenca e saj qendron fshehur ne intimitet) mo !
    Figurela ,bjonde, sy bojqielli ne gri ,buuuuu(uh)ze(te plota sexi) si pompthithese ,
    kush sdo deshironte te ishte “viktima e saj ” 😉

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *