E bija “takon” Eqerem Vlorën pas 70 vitesh

anazapta

Në datën 26 mars në Tiranë u rikthyen eshtrat e Eqrem Bej Vlorës. Vendimi ishte marrë pak javë më parë nga qeveria. Vlora ka qenë një nga personalitetet më të rëndësishme të kulturës shqiptare, tri herë ministër, ambasador në Athinë dhe në Londër. Ai vdiq në Vjenë më 30 mars të vitit 1964 duke lënë në Shqipëri gruan, Hadie, dhe dy vajzat: Lejla dhe Ajnisha Vlora, me të cilat nuk u takua kurrë.

Të mërkurën në orën 08.15, në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, pas 50 vjetësh nga vdekja, eshtrat e tij u kthyen në atdhe, ndërkohë që e bija, Ajnisha, që nuk e kishte njohur në mënyrë koshiente të atin, me dorën që dridhej preku arkivolin dhe e puthi atë. Pas 70 vjetësh nga largimi nga Shqipëria, Ajnisha e “takoi” të atin për herë të parë, por tashmë në arkivol.

Ishin vetëm një grusht njerëz nga familja, që e pritën arkivolin me eshtrat e Eqrem Beut. I vetmi zyrtar prezent në Rinas ishte zëvendësministri i Kulturës.

 

Share This Article
2 Comments
  • PASOJAT E KOMUNIZMIT TE FELLIQUR.
    DREJTUESIT E SHTETIT KOMUNIST QE ZURI GJALLE PAS 1990-TA DUHESHIN RRJEPUR PER SE GJALLI NE MENYRE PUBLIKE, DHE KY VEND DO TE ISHTE BERE TASHME.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *