32 ndeshje pa penallti, zemërohet Masimo Morati

anazapta

Masimo Morati është shprehur i zemëruar për shkak të një penalltie të mohuar për Interin në minutën e fundit të ndeshjes kundër Udinezes. Ish-presidenti thotë se nuk beson te komplotet e gjyqtarëve, por shton se janë bërë 32 ndeshje radhazi që skuadra e tij nuk ka fituar penallti, çka e konsideron si qesharake. “Skuadra luajti mirë në pjesën e dytë. 32 ndeshje pa penallti është diçka komike. Në lidhje me këtë fakt flitet përherë duke qeshur, sepse dihet që penalltinë nuk ta jep më askush. Sezonin e kaluar na ndodhi e njëjta gjë, që nga takimi me Juventusin e deri në fund. Ndodh me të gjithë, por këtu te ne bëhet fjalë për një statistikë absurde. Besoj se tani gjyqtarët kanë frikë për të akorduar 11-metërsh pas kaq shumë kohësh e kjo mund të jetë diçka që i frenon ata në mënyrë të konsiderueshme, sepse penalltia duhet të jetë tepër e dukshme, përndryshe shndërrohet në problem”.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *