Elbasan, i hap adresa fiktive Facebook-u dhe përhap thashetheme

anazapta

Një 29-vjeçar nga fshati Shushicë i Elbasanit është hakmarrë në mënyrën më të çuditshme ndaj vajzës që e refuzonte. Policia tha se procedoi të dyshuarin J. T., pasi sipas denoncimit të depozituar nga 21-vjeçarja E. K., banuese në Shënkoll, i riu ka hapur disa adresa fiktive në “rrjetin social të Facebook” në emër të saj, ku në këto adresa fiktive janë vendosur thënie të cilat prekin jetën private të 21-vjeçares. Pas veprimeve paraprake, dosja hetimore i kaloi prokurorisë për “falsifikim kompjuterik”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *