Duma: Në PD nuk ka rryma, eksponentë ndoshta

anazapta

Ish-zëvendësministrja e Integrimit, Grida Duma, thotë se në PD nuk ka rryma, por eksponentë. E pyetur në lidhje me ekzistencën e dy rrymave në PD; njëra “radikale” në politikën e vijës së ashpër dhe tjetra e moderuar, Duma thotë se nuk sheh të tilla në partinë më të madhe opozitare.

“Eksponentët nuk janë rryma. Eksponentët janë individë që nëpërmjet opinionit ndryshe kërkojnë të identifikohen si aktorë politikë të rëndësishëm, dhe kjo është e mirë. Por që eksponentët të kthehen në rryma, kjo kërkon më shumë se thjesht opinione të ndryshme, kërkon një platformë të ndryshme mbi disa çështje themelore që tejkalojnë pozicionimet individuale. Të tillë platformë të tillë organizimi unë nuk e lexoj në PD. Nuk ka rryma, eksponentë ndoshta, por rryma jo”, shprehet ajo në një intervistë për MAPO.

Lidhur me ftesën e Ramës për takim me Bashën, Duma thotë se është shfaqja e radhës. Megjithatë, ajo shton se nëse takimi realizohet dhe përfundon pa rezultate konkrete, atëherë do të ketë përkeqësim të mendësisë politike.

“Takimi nuk mund të ishte i dobishëm kur nuk u kërkua për dobi . Mendoj që Basha u tregua shumë perëndimor që i ktheu përgjigje me një letër të shkruar, mundej edhe ta demaskonte këtë komunikim hipokrit me letra; a thua se stafet apo komunikimet e drejtpërdrejta i mungojnë kryeministrit. Ftesa me letër publike, që ka rrezik më parë i është çuar redaksisë së gazetës sesa vetë marrësit, e ka të shkruar në “pullë” se është për të bërë shfaqjen e radhës. Nga ana tjetër nuk mendoj që vlen argumenti “mjaft të takohen” pa të tjerat edhe të mos bëhen. Takimet e një politike europiane nuk janë takimet që nuk prodhojnë asgjë, ndërsa në këmbim i vjedhin vëmendjen njerëzve deri në tallje. Mendoj totalisht të kundërtën, që nëse takohen dhe nga kjo nuk prodhohet asgjë, është veçse përkeqësim i mendësisë politike në këtë vend, jo përmirësim. Rama dhe Basha mund të takohen në çdo format si bashkëqytetarë, si dy njerëz që bëjnë politikë në kampe të ndryshme, në një ndeshje futbolli apo në teatër, kështu po vlen të takohen dhe nga ato takime mund të mos presim asgjë, por nëse takohen politikisht dhe sytë e njerëzve janë aty në pritje të rezultatit, kanë përgjegjësi politike ndaj rezultatit 0 të takimit. Jam për çdo takim që do të jetë i dobishëm dhe për asnjë takim që është vetëm sipërfaqe, që i lodh shqiptarët me hipokrizinë e radhës”.

Share This Article
13 Comments
  • nuk la injorant me dipllome qe nuk u be deputet dhe na dalin dhe tregojne se cfare eshte e mire te beje kryetari apo jo. keta jane debilet e shqiperise qe duhet te prononcohen edhe ne
    emer te gjitheve.

  • “Takimi nuk mund të ishte i dobishëm kur nuk u kërkua për dobi . Mendoj që Basha u tregua shumë perëndimor që i ktheu përgjigje me një letër të shkruar,…[artikulli]

    shume – Perendimor?
    Pse jo, shume-shume Indian (si Gandi) ?

  • Ua cfar mendimesh dhe cfar oratorie gojore…besoj se ta ka msu jevgjiti ndertus kte oratori gojore dhe perendimore qe avanguardohet pertej sofizmit dhe pertej cdo filozofie ndertimi betoni benci moteli rrugve dhe pertej cdo parashikimi tendin qe nga pellumbesh na u bere politilesh. RRac e ndyr e qelbur qe tregon fiks steken e shoqeris shqiptare e zhytyr tashme ne llum mjreim hajduteri …me nji fjal ti je nje HIENE.

  • Sikur ne fjalite e zonjushes te kishte aq urtesi dhe mencuri sa ka cilesi ne perdorimin e fjales, elokuence dhe oratori, atehere kjo zonjushe do te ishte nje akademike dhe zonje shteti e shkelqyer.
    Por ketu mbaron endrra. Sepse thashe “sikur” .

  • O Bashe mos e mbush PD me rruspije, se boll je vet, e boll ka. Po fute kte ndertusen e qir,e dhjeve fare, jo per noj gje por esht shum e perdorme.

  • Ne qofte se ish PPSH-ja vuri ne byrone politike derdimene politike, qe vetem politike sdinin te benin, mbas 40 vjet qeverisjeje, PD-ja e shkurtoi kete distance, PD-ja ne 16 vjet qeverisje, ja kaloi bemave te ish PPSH, si ne krime ashtu edhe ne bajraktarizem feudal.
    Vetem te llogarisesh mulet e PD-se, te vjen ndot, qe kjo parti mban emrin demokratike.

  • HIPOKRITJA GRIDA DUMA

    Eshte e vertete qe sot me shume se kurre, jetojmë në nje shperthim grotesk të hipokrizisë . Berbellitjet që vijnë nga kjo figurine e vete-lartesuar ne politike, percjellin ndjesi të ndryshme nga sa pretendon te jete mbushemendese me tingujt e saj stallore.

    Dëgjojmë nga goja e Grides, te rrethuar nga buzet e fryra gjate-natore, të thotë një gjë, por tashmë ne njohim mendje-shkurtesine qe perpiqet te fshehe, duke menduar diçka te ndryshme e shpesh pse jo edhe krejtesisht te kundert me shpalosjen mediatike te saj.

    Eufemizmat, shprehjet dy kuptimore, gënjeshtrat dhe sidomos emertimet ofenduese qe leshon nga livadhet kullotore te gregjes viçidolase, jane personifikimi i hipokrizise qe e ka shndruar ne stil jetese.

    Le te marrim rastin e konsensusit per integrimin e Shqiperise ne BE: ne se nuk do preken interesat e kodosheve qe perfaqeson e ben pjese, ne se nuk do goditen privilegjet dhe pasurite kriminale te saj dhe miqve e financuesve te saj serbo-malazeze, ne se do i lejohet te shkele kushtetuten, ligjet, mbarevajtjen e Kuvendit dhe institucioneve te tjera, ne se do lejohet te vazhdoje te vjedhe djersen dhe pasurine e shqiptareve per mireqenjen e saj dhe miqve te saj, atehere konsensusi per te eshte i miredhene.

    Ne te kundert nuk do kete konsensus !

    Ne fund te fundit do ndeshkohet Shqiperia dhe shqiptaret, do varferohet edhe me shume ky popull, pjese e te cilit hipokritja Duma prej kohesh i ka lene lamtumiren per tu amerikanizuar. Dhe nuk eshte e vetmja, ka ne krah kriminelin hollandez Basha, spiunin kanadez Visho Ajazi, bashke jetuesin e Ilva Tares e sa te tjere me depozita bankare shume miljoneshe ne te kater anet e botes, te gjithe te gatshem per tu larguar pasi te djegin, vjedhin e shkaterrojne Trojen shqiptare.

    Por hipokrizia e Grides mund të jetë edhe një shenjë e sinqeritetit te çoroditur qe mbart, edhe pse perpiqet ta fshehe ate. Si mjeshtre ne kete fushe i pëlqen të mendojë se hipokrizia është të paktën një pranim se e vërteta nuk mund të thuhet, është një koncesion me rregullat e mirësjelljes, e përse jo te ndershmërise, tipike e hipokriteve.

    Per Grida Duma-n hipokrizia eshte haraçi qe poshtersia (e saj dhe miqve te saj) duhet ti paguaje virtutit, moralit edhe aty ku mungon teresisht.

    Edhe ne kete trumbetim te fundit, sharlatanja flamur-mbajtese e “politikes se qëllimeve të madhore”, perdor frikën si një mjet per tu rikthyer në qeveri, per te vazhduar grabitjen e pashembullt te pasurise se shqiptareve.

    ” Marrja e Statusit per ne BE ” ne qershorin e ardheshem, e kthyer ne deklarate te kudo ndosheshme nga tere plejada antishqiptare e PD-isteve, për me te thjeshtin motiv qe nuk kane te tjera “pasqyra ku te kacavirren”, eshte kthyer në një mjet te fuqishëm për te realizuar ate qe shqiptaret ja mohuan ne 23 qershorin e kaluar, rimarrjen e pushtetit.

    Hipokrizia e “mire” është e nevojshme për një jbashkejetese te pranueshme: ne të gjithë e dimë se demokracia është një kompromis, te cilin e pranojmë për të shmangur atë qe fshihet pas sundimit te sheshuar, me rregulla te shtrenguara, pa rrugedaje, qe bota e njohu mire ne te kaluaren jo te larget: fashizmi e nazizmi.

    Prandaj shqiptaret duhet ti thone jo “konsensusit te forcuar” te Grida Duma-s dhe plehrave qe verviten rreth saj e te cilet ajo perfaqeson.

    Edhe ne nje hipotizim abstrakt te mos dhenjes se statusit per “konsensusin e mos gjetur”, Shqiperia dhe shqiptaret, do dalin me te fituar nese do arrijne te çrrenjosin deri ne themel kete pyllnaje helmesh e kriminelesh te quajtur PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *