SMS në DITA
Në 0689073730
E nderuar DITA! Lexova në gazetën e sotme deklarimin e ministrit të Financave, se do bëjë ndarjen e fondit prej 350 milion dollarësh të dhëna nga FNN-ja dhe m’u kujtua ajo kënga e vogëlushëve, “na llogaritni edhe ne”. Me këtë rast, i bëj thirrje z.ministër të llogaritë që të shlyhemi edhe ne inxhinierët që kemi bërë projekte, mbikëqyrje, kolaudime për komunat e për bashkitë dhe kemi vite e nuk kemi marrë hakën e punës, pasi nuk ka patur para. Në shumë raste ne nuk kemi bërë faturë, pasi po të bëjmë faturën, duhet të paguajmë TVSH-në, pavarësisht se nuk na jepen paratë. Nuk e dimë me ç’para do ta paguajmë këtë TVSH. I drejtohem prapë ministrit, që kur dërgojnë ekipe kontrolli në pushtetin vendor, këto ekipe të mos shikojnë vetëm a e kam shlyer shtetin unë, por edhe a më ka shlyer shteti mua, të kontrollojnë të gjitha dosjet e objekteve që kanë komunat dhe nëse puna e bërë është shlyer. Vihemi në pozitë të vështirë në këtë kohë, kur hapen shumë zyra pune pa pasur fronte pune.
