Seks me nxënësit, arrestohet mësuesja

anazapta

Një mësuese në Kaliforni është arrestuar me akuzën e përfshirjes në marrëdhënie seksuale me nxënësit. 34-vjeçarja Kinsli Uenski, mësuese në Dreher High School, ka kryer marrëdhënie seksuale me nxënësin e saj 17-vjeçar. Kryerja e aktit seksual është pranuar edhe nga mësuesja, edhe nga adoleshenti.

Policia tha se 34-vjeçarja, e cila është e martuar, kishte kryer marrëdhënie me nxënësin më shumë  se një herë. Ndërsa të premten e kaluar, këtij rasti iu shtua edhe zbulimi i një tjetër marrëdhënieje me një nxënës në Kolumbia. Uenski është mësuese e anglishtes në shkollën e mesme.

Sipas faqes në internet të shkollës ku jep mësim, ajo është në vitin e shtatë të punës në këtë institucion arsimor, ndërsa e ka nisur karrierën si mësuese në moshën 24 vjeçare. 34-vjeçarja është nënë e dy fëmijëve.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *