Një automjet tip ekskavator ka shpërthyer mbrëmjen e së shtunës në Milot. Mësohet se ekskavatori në pronësi të kryetarit të komunës Milot, Bujar Haxhiu, ka qenë i parkuar në afërsi të një pike karburanti në dalje të Milotit, ku i është vënë një sasi tritoli. Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa të lënduar.
Policia e Kurbinit po heton rreth ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me aksionin e djeshëm të INUK-ut për prishjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë.
