Paraditen e dy ditëve më parë, INUK ndërhyri për të prishur një ndërtim pa leje buzë aksit Levan-Tepelenë, por skenat e atij aksioni, ishin një horror krejt idiot e i mynxyrshëm. Së pari, protagonistë të atij horror ishin të zotët e ngrehinës, të cilët zgjedhin ta viktimizojnë veten duke mizorisht me kartën e –‘fëmijëve’ për të bërë harakiri bashkë me ta. Dhe kjo lloj zgjedhjeje është bërë mëse e zakontë. Medemek, në emër të bukës apo të ardhmes së fëmijëve, duhen sakrifikuar vetë fëmijët. Kjo do ishte barbare edhe sikur të mendohet vërtet, se në fakt, më tepër mendohet për të krijuar skena teatrale me dramacitet të fortë ndjesor. Por dhe kjo nuk është më pak barbare; pra që t’i marrësh me pahir fëmijët që të aktrojnë skena të ankthshme të kufirit mes jetës a vdekjes. Dhe së dyti, është shpërfillja e forcave të rendit ndaj këtij detaji delikat të skenave si ato të asaj dite, që hiç nuk marrin në konsideratë faktin se kanë të bëjnë me fëmijë, që paçka arsyeve pse janë aty dhe si janë zgjedhur për të qenë aty, janë gjithsesi fëmijë dhe pa dyshim të pafajshëm. Le t’u kushtonte dhe ca orë aksioni; le të vrisnin mendjen se si e qysh të ndërhynin në një tjetër mënyrë. Në këtë rast nuk ka asnjë vlerë zbatimi i ligjit, nëse një fëmije i kë hapur një vragë të rëndë psikologjike. Ligji nuk është e thënë të zbatohet mes sherrnajave e skandaleve krejt të evitueshme, nëse ekziston një sadopak sens njerëzor, e padyshim, inteligjencë e profesionalizëm.

Pavaresisht se ndertimi ishte pa leje dhe aksioni duhej bere nuk mund te thuash te njejten gje per menyren si u zbatua ku shprehja e Rames per salen je rrote k..ja vlen te thuhet per keta police.Po keta kemi dhe skemi cbejme.
Qysh ne titull futen me koke ne kanal.
E para e punes nuk jane prindet trushkulur sepse aty kane djersen qe kane derdhur per ato femije e kane dy para mend ne koke qe te besojne se do tu legalizoheshin ndertimet pa leje.
Pse mos te titullohej prinder te prere ne bese ne sy te femijeve nga legalizmi trushkulur.
E rende ishte ajo skene qe pame ne tel ,mund tegjendej nje kohe e menyre tjeter ,se mediat nuk kane me se merren dhe gjuajne pamje te tilla per te transmetuar material per FBe Berishes .Mua me shqeteson kjo : kur dhe si do te vendoset shteti ligjor .I thirri Saliu verioret per t’i patur mbeshtetje per prapesite qe do te bente per 20 vjet dhe ata zune vende pa pyetur shume se ku ndertonin, po keshtu edhe te tjere duke pare keta ,nuk merr kush nje leje ndertimi te rregullt e pa dhene rryshfet. KETO DUHET TE MARRIN FUND NJE DITE QOFTE EDHE ME DHIMBJE .dO TE BEHEMI EDHE NE SI BOTA ,SHTET?