Frika e së ardhmes ka emrin rini!

anazapta

Në mendimin fetar njihet një tezë, sipas së cilës të vërtetën mos ngurro ta marrësh dhe nga shejtani, nëse një çast e thotë e atë, përkundër faktit se është mishërimi i gënjeshtrës dhe mashtrimit. E kujtojmë thënien e dikurshme të ish-udhëheqësit tonë të lavdishëm: Si është rinia sot, do jetë atdheu nesër! Nuk besoj se ka vend për kundërshti, edhe pse e thënë në një kontekst ideologjik. E nesërmja e jonë është ajo që po gatuhet sot tek brezi i ri: formimi, edukimi, idealet. Ka patur zëra në media që kanë dhënë alarmin për një brez të kriminalizuar, që e ka thikën në brez si medaljonet e varura dikur të garipllëkut provincial. Por dhe pa këtë kriminalizim, duke parë shkërrmoqjen e sistemin arsimor, si dhe një lloj trendy jete pa atë lloj kokëçarjeje që i jep një kuptim të drejtë moshës por dhe ekzistencës, ka vend për alarm. Rinia është si ato pasuritë natyrore, që themi se i kemi, por që nga keqmenaxhimi, jo vetëm që nuk u kemi parë hajrin, por dhe i kemi çuar drejt asfiksisë dhe shkatërrimit. Ajo është një potencial, që nëse nuk e vendos në shinat e duhura, do jetë mallkimi i së nesërmes në vend të bekimit. Ndaj, ka vend për t’u dridhur teksa sheh një brez –ndjesë për shprehjen e rëndë – kokëtulësh, që me dy e tre diploma në xhep, nuk dinë të shkruajnë emrin e vet; ose që segmentin jetësor e kanë nga pika A (që është kafja), tek pika B (që është lotoja), e me këtyre një beterhane kotësish.

Email në adresën
[email protected]

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *