Mesfushori i Barcelonës, Xavi, beson se sfida e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridi do të jetë e balansuar dhe se të dyja skuadrat kanë shanse për të arritur në gjysmëfinale.
“Ne jemi në pozitën e dytë në ligë, por e dimë se kemi përballë një ekip shumë të fuqishëm. Atletico Madrid është në një formë brilante për momentin”. Xavi thotë se Barça është favoritë për shkak të historisë por jo përshkak se është më e mirë. “Nëse shikojmë se si të dyja skuadra luajnë, është shumë e barabartë. Do të vendoset nga detajet”, thotë katalanasi.
“Neve zakonisht nuk na pëlqen të luajmë ndaj tyre, pasi ata nuk na lejojnë shumë hapësira. Ata janë të mirë në mbylljen e hapësirave ku ne përpiqemi t’i krijojmë gjërat. Ata kanë Diego Costa, një lojtar i cili është në formë brilante. Ai nxjerr maksimumin nga çdo situatë”, ka thënë Xavi.

Xavi eshte lojtar i madh dhe flet me modesti, perballja midis tyre do te nxjerri fitues Barcen.