Buskets kundër medias për incidentin me Pepen

anazapta

Sergi Buskets ka dalë kundër pretendimeve të shtypit se ai ka shkelur Pepen gjatë ndeshjes me Realin në Madrid. Mesfushori i Barcelonës akuzoi median se e ka fryrë me qëllim këtë incident. Në një moment, kur Pepe ishte i shtrirë pas incidentit me Fabregas, Buskets shkoi të ndante sherrin në grup, ndërkohë që mbrojtësi i Realit ishte aty pranë. Fotot nga këto çaste tregojnë këmbën e katalanasit mbi fytyrën e Pepes, por në fakt pamjet televizive flasin ndryshe, pasi duket që këmba e tij lëviz mbi kokën e portugezit, ndoshta duke e prekur lehtë, por pa shkelur mbi të, siç pretendohet. “Nuk  ndodhi asgjë midis meje dhe Pepes, nuk e kam prekur fare. Të gjitha ato që u thanë nuk ishin gjë tjetër veçse shpifje të medias. Nëse do ta kisha shkelur, ai do të kishte numrin e këmbës sime në ballë”, tha Buskets.

 

Share This Article
1 Comment
  • Buskets ka bere gabim qe nuk e ka shkelur, Pepe eshte shtrire ne tokepasi ka qelluar Fabregas, ky lojtor ne cdo ndeshje duhet shkelu me kembe dhe i dehet dhen e kuqe, di te loze vetem futboll amerikan me skafandra ne fytyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *