Serbia punëson Mauricio Salustron

anazapta

Mauricio Salustro, që ishte shef i Prokurorisë Speciale, me të përfunduar punën në Kosovë, thuhet se ka hyrë të punojë si këshilltar kryesor i Bruno Vekariqit, Zëvendës Kryeprokuror për Krime lufte në Beograd.

E një gjë e tillë  nuk i ka pëlqyer ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Ai ka ngjallur dyshime se për kë ka punuar Salustro.

“Unë personalisht i kam dhënë mbështetje z.Salustro, por nuk i kam dhënë mbështetje që të shkoj në Beograd. Dhe gjithë këtë mbështetje politike që ia kam dhënë, po më vë në dilemë se në shërbim të kujt ka qenë”, ka thënë Kuqi gjatë një aktiviteti të organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare. / ZERI

Share This Article