Në çfarë aspektesh jemi dhe nuk jemi ende në 92-shin?!

anazapta

Zgjedhjet e 23 qeshorit u krahasuan me ato të 22 marsit të vitit 1992, sidomos nga rezultati plebishitar, krahasim që gjeti mbështetje dhe tek ndonjë diplomat i zëshëm me shumë peshë në zhvillimet politike shqiptare, si të thuash, një variant esmer i Rajersonit, ndonëse nuk hipi në ndonjë tribunë triumfi me në krah liderin e triumfit. Por realiteti shqiptar a ka të krahasuar gjëkundi me atë të 22 viteve më parë?! Duket çmenduri ta mendosh një gjë të tillë dhe kurajo prej të marri për të gjetur të përbashkëta me atë kohë. Transformimet janë të jashtëzakonshme. Në çdo plan. Veç faktit se i njëjtë ka mbetur ai: Berisha! Por le të mos mbetemi tek pandryshueshmëria e habitshme e një njeriu, i denjë për një studim në fushën e psikoanalizës. Ka dhe realiteti aspekte më thelb të njëjtë paçka diferencës kohore. Dhe kjo është kriza. Krizë atehërë, krizë sot, tek e cila përmblidhet kaosi, çoroditja, dobësia e shtetit, problemet sociale. Madje, në disa aspekte, problemet janë thelluar akoma më shumë. Tek e fundit veç shndërrimeve politike, kishte ca sektorë të jetës që mbaheshin në këmbë. Dhe që me një mirëmenaxhim edhe mund të ruheshin të pacënuar nga tranzicioni që po trokiste. Sidozot sistemi arsimor, aty ku më shumë se kudo, një shoqëri ka kolonat e saj mbajtëse. Ahere thuhej se më mirë do bëhet, një shprehje që nisi të huazohej nga shqiptaria tej kufijve; e sot nuk jemi në gjendje të themi nëse vërtet u bë më mirë apo u bë më keq?! Dhe derisa endemi mes kësaj dileme, do të thotë se ka ca gjëra që nuk kanë ecur bashkë me kohën; ose kanë ecur, por së prapthi! / E.H.

Share This Article
11 Comments
  • Mos kini merak se ne zgjedhjet e tjera do te jene bashke me Salihun e Kastriot Islamin edhe Fatosi,Gramozi,Skenderi,Arta,Namiku,Rexhepi,Fatosi tjeter,xhozin,se Ferdinanti u lyps,Gjergjin e Mrikes,etj.sme kujtohen.Pra te gjithe keta kane shprese se edhe zgjedhjet e tjera do te rrine si ne ’92-shin.

  • O I ziu sali me intriga e more pushtetin me ca laro si Blerimi qe ke ne krah, ti nuk mendove asnje here per popullin porvetem per Egon tende te qelbur dhe te ulet .
    E cove popullin aty ku smban me dhe ti qe hyre nga penxherja me ndihmen e Alise dhe te Pollove dhe Cekave bere si deshe dhe I bere si deshe keta bandite te pa skrupull.
    Na vure dhe mbretin statuje qe ti bejme mutin ne te atij dhe Ty .
    Mjaft me je bere I PESHTIRE.

  • VR !!! Nuk jemi më 1992-shin o ermir. Jemi më 1939. Aty na ka kthyer saliu dhe banda!? Aty te ahmet zogu. Tradhëtari sali donte të takohej me tradhëtarin ahmet zogu. Dhe ta dish,-janë takuar te stacioni i trenit(te shatorja zogolliane), janë takuar për punën e pazareve njëri për ecurinë e shitjes së shen naumit dhe tjetri d.m.th saliu për punën e shitjes së detit të shqipërisë. E dini si i tha zogu saliut? M’a ke kaluar qafir!? Janë takuar edhe shumë herë të tjera por,unë po e lë me kaq për t’ju thënë e për t’ju vënë para faktit se jemi akoma në vitin 1939,jo me 1992. Kini gabuar 53 vjet!? Megjithatë unë po ju përshëndes me një këngë që e këndojnë andej nga ana ime: tridhjetenëntë mos ardhsh kurrë/ se na rrëzove flamurë… Thjesht për të mos ngatërruar vitin e krahasimit tuaj!? Por dhe për t’ju gjetur zogut dhe saliut një foto të përbashkët duke germuar arkivat e 53-vjetëve më parë! Kjo foto që kini vënë këtu është e tanishme…!? Nderime ermir!

    • Ke te drejte zoti Zaimi, vertet ne vitin 92, dolem nga nje traume tullonash dhe njerezore, ku mijra shqiptare iken pa kthyer koken mbrapa, perseri kishim nje natyre te virgjer, pa i rene sopata dhe sharrat elektrike akoma, kishim lumenj te paster, plot zhavorr, qe kishte rendesine per mbarevajtjen e lumenjve ne procesin natyror, kishim nje bregdet te paster, pa nderhyrjen e dores barbare te njeriut antikulture, kishim toka te lira, qe do ti ktheheshin ish pronareve, duke rregulluar nje tragjedi njerezore qe do te vinte me pas.
      Kishim shancin te mos mendonim per getot qe do te pushtonin tokat e lira, qe u zune si te ishin mall pa zot.
      Kishim fabrika e kombinate qe funksiononin, ku sot fanellata eshte nje produkt i shume perdorur ne perendim, kur kombinatet tona prodhonin me kilometra lineare fanellate e kadife, ku corapet e Korces sot ne perendim ne ate cilesi shiten dhjetfish me shtrenjte se normalja, ku telat e uzines setelit ne Shkoder, shume pak vende kane shancin ti prodhojne.
      Te numeroj vlerat qe kishim ne gjendje pune ne vitin 92, do te lodheshe ti do te lodhesha edhe une, do te lodheshe, se jane gjera qe vete i ke pare me syte tuaj.
      Per kete zoteria artikullshkrues, ne shume raste nuk me ka pelqyer, se me duket sikur i jep te drejte vehtes, te ndyje te kaluaren, pa bere asnje diferencim, ku pozitivja sa do qe ishte sistem diktatorial, mbizoteronte.
      Viti 92, dua ti them zoterise artikullshkrues, kishte njerez qe besonin ne vlerat demokratike, kishin dinjitetin njerezor, ku shokun, mikun, fqinjin, motren e shokut, prinderit e shokut apo shoqes, i respektonin, si njerezit e familjes se tyre.
      Vertet viti 92, ishte i varfer, por megjithese na mbizoteronte akoma ngjyra gri, ne shpirt kishim pastertine dhe miqesine.
      Prandaj jam shume dakort me ju, kur thoni se krahasimi, duhet bere me vitin 39, ose me vitin 97.

      • Përshëndetje “horri…”! Ja në një mendje me ju? Më pëlqyen disa përfundime tuajat. Me vonë mund të ti them sepse tani kam ca punë. Do vete të mbush bombolën me gaz se po më kritikojne…!?

  • Jemi ne 1992 ne disa aspekte. P.sh atehere ishte nje super-mazhorance e PD, si sot e PS. Ishte nje Berishe i plotfuqishem ne 1992 si sot Rama ne 2014. Besonte verberisht shumica ne 1992, ashtu beson dhe sot per ndryshim. Lider i forte atehere, lider i forte sot. Nga stani i Ramizit si ai i 1992, nga ai stan dhe ky sot. Populli eshte po ai qe beson shume e pastaj shan e mallkon shume.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *