Napoli mund skuadrën e Juventuesit 2-0

anazapta

Skuadra e Napolit arriti një fitore të merituar 2-0 ndaj Juventusit në Serinë A italiane. Ky sukses vlejti më shumë për moral pasi titulli kampion i pothuajse tashmë i përket skuadrës së trajnerit Konte.  Napolitanët e treguan se dinë të kalojnë nga ekstremi në ekstrem, kur mundën Juventusin në mënyrë të meritueshme, duke lënë pas shumë zhgënjime. Një publik prej gati 70 mijë spektatorësh e kaluan siç deshën mbrëmjen e së dielës.

Nuk ia rrezikoi titullin kampionëve, as nuk mund të jetë I sigurt për vendin e dytë, por gjithsesi Napoli është i tillë. Suksesi 2-0 u arrit falë golave të Kajehonit dhe Mertensit, por rastet ishin për më shumë. Xhanluixhi Bufon ishte faktori që Juventusi nuk humbi më thellë. Trajneri Konte ka përse të jetë i shqetësuar, edhe pse titullin e ka thuajse në dorë. Skuadra e tij, në ndeshje të caktuara, nuk është vetvetja, edhe pse kjo mund t’i lejohet lojtarëve që në Itali fitojnë kaq shumë. Veçse, këto luhatje ndonjëherë kushtojnë shtrenjtë, siç ndodhi në Champions. Duket se “Zonja e Vjetër” tani e ka më shumë mendjen tek Liga e Europës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *