Rita shkon te BBC të dorëzojë këngën

anazapta

Rita Ora, të hënën në mëngjes është parë në zyrat e radio BBC duke shkaur për të dorëzuar këngën e re. Ajo po bënë përpjekje për tu rikthyer në krye të top listës, me këngën e re “I Will Never Let You Down”.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, mbërriti në studiot e Radio BBC 1, e veshur me një bluzë argjendi, e cila dukej më shumë si forcë e blinduar se sa një copë e veshjeve. Ajo e ishte e kombinuar me pantallona të zeza të lëkurës.

Në këmbë, bashkë me të dashurin e saj Christian Louboutin, Rita ka dashur që personalisht ta dorëzojë këngën e saj në BBC për premierë.

“Unë mendoj se kjo është këngë e përkryer për të nisur albumin tim të ri, sepse unë dua që ai të jetë sa më personal dhe i sinqertë që të jetë e mundur. Jam shumë e lumtur për këtë gjë”, ka thënë Ora.

Teksa ka nënshkruar edhe autografe për njerëzit që kishin dalë për ta pritur para hyrjes së radios, nën breshërinë e shkrepjeve të fotografëve, Rita Ora ka thënë se ndodhet në një vend shumë të mirë, dhe se do që njerëzit ta shohin se si ajo po ndihet.

refe

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *