Operohet Victor Valdes, shtatë muaj jashtë fushe

anazapta

Barcelona ka konfirmuar se Victor Valdes i është nënshkruar me sukses operimit dhe se do të jetë jashtë fushe për rreth shtatë muaj.

Portieri u fut nën thika sot (e hënë), pasi dëmtoi ligamentin e gjurit të djathtë në fitoren 3-0 ndaj Celta Vigos një javë më parë.

“Valdes është operuar nga mjeku Ulrich Boenisch dhe Ricard Pruna në Augsburg për grisjen e ligamentit që pësoi javën e kaluar”.

“Kërci i brendshëm i gjurit është qepur dhe operacioni ka përfunduar me sukses”, shkruhet në deklaratën e postuar në faqen zyrtare të klubit.

Valdes do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe synimi i tij ishte të largohet nga klubi si agjent i lirë me Manchester Cityn dhe Monacon që kishin shfaqur interesim për të. Megjithatë, situata e tij është më delikate dhe gjithçka do të qartësohet në muajt e verës.

Share This Article
1 Comment
  • Barcelona shpetoi nga potier mesater, asnjehere nuk e ndihmoi ekipin etij, se jo ne cdo ndeshje ata duhet te ishin ne superforme, golaxhiu, gafaxhiu qe asnjehere nuk iu pershtat lojes se ekipit. Rrofshin golat e shumte te shenuar tek kundershtari se ky ne cdo ndeshje ka marre rracion 1-2 gola, asnjehere nuk ishte ne gjendje te lozte topin me kembe me kete Barcelone jashtetokesore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *