Kapshticë, gruaja me hashash mes teshave për në Greqi

anazapta

Një 46-vjeçare udhëtonte drejt Greqisë me një sasi të vogël hashashi të fshehur mes teshave. Policia Kufitare e Kapshticës njoftoi se ka ndaluar dje si të dyshuar Mirela Qirjakon, 46 vjeçe, banuese në Korçë. Nga kontrolli qe iu u bë nga shërbimet në Pikën e Kalimit Kufitar, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 288,6 gramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa. Dyshohet se droga shkonte me destinacion Athinën tek të afërmit e saj. Hetimet i kaluan po dje prokurorisë vendore.   

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *