Durrës, merr overdozë në shtëpi, i shpëton vdekjes 25-vjeçari

anazapta

Një 25-vjeçar ka rrezikuar seriozisht jetën pas një overdoze heroine që ka marrë në banesën e tij. Familjarët e gjetën në situatë kritike të riun S. B., rreth orës 22:00 të mbrëmjes së diel dhe e dërguan me urgjencë në spital për mjekim. Mjekët konstatuan se bëhej fjalë për një overdozë dhe kryen terapi intensive duke e mbajtur në jetë të riun. Nga hetimet e kryera rezulton se 25 vjeçari është përdorues i lëndëve narkotike dhe disa herë është trajtuar në qendra të ndryshme, por pa rezultat.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *