Mjeshtri që dekoroi Bill Klintonin

anazapta

 Punimi i relievit tё bakrit ёshtё profesioni tё cilin Petrit Pashollari, 56 vjeç e nisi nё kohё tё lirё, por qё pas viteve ’90 u kthye nё profesion. Gjithçka nisi nga njё shok i tij inxhinier e sot e gjen veten pjesёmarrёs nё panaire ndёrkombёtare pёr artizanё. Ky profesion sipas tij me kalimin e viteve do tё marrё edhe vendin qё meriton. Kërkon vëmendje, durim dhe nerva. Çdo gjë punohet në detaje dhe jo çdo kush mund ta bëj. Sot, ai në tregon të përditshmërinë e tij, punët që ka bërë ndër vite dhe çfarë shpreson për të ardhmen. Çdo ditë atë e gjen në punishte, porosit nuk janë shumë, por edhe pak nuk janë. Ai e mbyll ditën mes pllakave të bakrit ku secila prej tyre në fund ka një formë të caktuar.

 

Z. Petrit, a mund tё na tregoni pёr fillimet e profesionit tuaj?

1Ishte e rastësishme. Kam filluar tё punoj nё shtypshkronjë, ka qenë një shtypshkronjë e vjetër dhe pastaj shkova ushtar, kur u ktheva vazhdova përsëri nё shtypshkronjë, por tashmё tek njё e re, aty afёr bektashinjve sot. Gjatё kohёs qё punonim me shtypin, kishim njё mbetje teknologjike qё vishej cilindri. Cilindri vishej me bakёr dhe kur mbaronte procesi i shtypit, kjo fleta e bakrit çahej dhe hidhej. Ma mësoi një shoku im që punonim aty. Ishte inxhinier. Gjatë atyre viteve e ushtruam thjesht si pasion dhe nuk kishim ndonjё leverdi pёr shitje sepse nuk kishte tregti tё lirё dhe më shumë e përdornim për dhurata për hyrje në shtëpi të re.

Kontakti juaj i parё si profesion?

Fillimisht i realizonim thjeshtё, pastaj i bёmё edhe me dedikime dhe merrte mё shumё vlerё. Nё demokraci doli tregtia e lirё dhe u hapёn disa dyqane qё kishin profile tё artistikeve. Njё ditё afrohem tek njeri duke i treguar pёr punёn time dhe e pyes a ta sjell, dhe ai me atë hezitimin e fillimit duke mos e njohur si punë pranoi. Realizova njё bust të Skënderbeut me reliev dhe ia dërgova. Nuk dinim çfarë çmimi t’i vinim. Pastaj vendosëm për 50 dollarë. Pas dy ditëve kalova nga dyqani dhe pash që punimi nuk ishte më në vitrinë. Pronari i dyqanit më tha:“Petrit bёj tjetër se ajo na u thye”. Po si i thash? Ai qeshi dhe shtoi: “Bёj tjetër se u shit punimi”. Vazhduam tek ai disa kohё pastaj u hap edhe nё dyqane tё tjerë, duke u bёrё tё njohur morëm edhe porosira nёpёr telefona, dalёngadalё filluam edhe shpërndarjen nёpёr qytete.

Si e realizoni punimin?

Piata_dekorative_ButrintiËshtё njё fletё bakri e hollё, madje dhjetё prej tyre mund te shkojnë 1 mm, merret dhe vizatohet puna qё do tё realizohet. Gjatë vizatimit ngelen gjurmë tek bakri dhe daltat, ka forma nga mё tё ndryshmet, dhe e përdorim nё bazё tё vizatimit. Sipas relievit qё ka pёr t’u ngritur punohet nga tё dy krahёt, nё pjesёn qё do tё rrijё relievi i rrafshët e realizon nga pjesa e përparme, nëse pjesa do tё ngrihet e realizon nga pjesa e prapme dhe ushtron forcё. Normal qё do zanatin e  vet se nuk ёshtё thjesht ulje ngritje.

Njё rast i veçantё qё ju ngelet nё mendje?

Nё vitin 1999 u realizua njё aktivitet pёr mjeshtrat e sportit, donin t’i nderonin dhe po kërkonin simbolin qё do tё pёrdornin. Vendosëm që çdo kategorie sporti t’i bënim emblemën e saj, çdo medaljeje t’i vendosnim emrin, do të dukej më e veçantë. U realizuan rreth 200 medalje. Kam punuar edhe për Ekipin Kombëtar të Futbollit kur zhvillonte ndeshje me ekipet e huaja dhe i realizoja pёr tё dyja ekipet, datat, pёr çfarё ishte aktiviteti etj.

Mund tё na thoni pёr ndonjё punim qё keni pasur pёrzemёr?

Punimet e reja punohen mё me qejf pasi ke dёshirёn tё shikosh çdo tё dalё nga dora kurse punimet e zakonshme tashmё jemi mësuar t’i realizojmё. Po bёjmё 35 vjet nё kёtё profesion. Nё punën e re ka mё shumё emocion tё shikosh pёrfundimin, ka mё shumё pёrpjekje.

A ka kёrkesa nё Shqipёri nё kёto kohё?

albania-gift-souvenir-cooper-dhuate-tavell-bakriInteres ka, po gjendja ekonomike influencon. Nё fillim interesi ka qenё jashtëzakonisht shumё i madh. Nё vitet 1990 – 2005 interesi ka qenё aq i lartё, sa nuk i pёrballoja dot kërkesat. Njё pjesё furnizoja dyqanet, pjesёn tjetёr e kisha me telefonata qё mё jepnin porositё. Pastaj sot kanё vendosur edhe mallra false dhe ndoshta s’i kuptohet vlera, janё dhe me lirё, kane kosto mё tё ulёt.

Klientёt kryesisht shqiptar kanё qenё?

Porositё janё bёrё kёtu, por kanё qenё pёr çdo lloj shteti. Dikush, porositi pёr z.Bill Klinton edhe kur ishte Senator dhe kur ishte President. Kur erdhi Sergei Bubka, bёri porosi Federata e Atletikёs, se Sergei Bubka ka qenё rekordmen nё kërcimin me shkop, dhe i realizova njё figurё duke kёrcyer.

A keni konkurrenca?

Po ka, dikush i punon me makineri megjithëse ato nuk quhen me punëdore se i realizon me kompjuter. Pastaj ka edhe qё mund tё dinë po me numër 5 ose 6 veta jemi qё e ushtrojmё.

Punoni vetëm apo keni edhe punёtorё tё tjerё?

Unё punoj vetёm, fёmijёt kanё pasur qejf kur ishin tё vegjёl, merrnin copat e bakrit dhe punonin.

A ka tё ardhme ky zanat?

Një ditë patjetër që do vlerësohet, edhe sot nuk është se nuk vlerësohet, por duhet që shteti vetë të japë ndihmë. Madje edhe tek shitjet që bëjmë ne, shpesh herё ёshtё folur qё pёr t’i dhёnё stimul pasi puna e dorёs po zhduket.

Pёr momentin çfarë po realizoni?

shkoder-1762Për momentin po merrem një punim që do t’i dhurohet një ish-boksieri. Shokët e tij e kanë porositur pasi ai ka përvjetor tani. Duket diçka origjinale se janë edhe emrat e shokëve të realizuar aty.

Domethënë sportistët porosisin më shumë?

Jo, jo ka shumë lloje, kam realizuar punime zakonisht kur jepet titulli qytetar nderi, kam bërё punime për Lushnjen dhe Tiranën, realizoj punime për dasma etj.

Çmimet si janë?

Çmimet variojnё në bazë të madhësisë dhe punimit, kryesisht nga 15 euro deri në 100 euro.

 

Jola Llozhi, studente e Komunikimit në Universitetin BEDER

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Te lumshin duart usta, po te kisha nje numer telefoni, me gjithe qejf do te isha vizitori dhe bleresi i ketyre vlerave qe dalin nga duart tuaja.
    Jam edhe une shume i apasionuar nga objektet artistike, gjithmone kur vij ne Shqiperi, vizitoj pazarin e krujes dhe mund te them se minimumi 500 euro, me shkojne duke blere objekte artistike te punuara me dore.
    Kam menduar qe ndoshta te marr nje dyqan me qira, te vogel dhe te shes punime te punuara me dore, ka disa vjet qe e mendoj, shpresoj ta bej realitet, se shume vizitore vendas qe me vijne ne shtepi, i shofin objektet e punes se dores, qe jane ne cdo cep te shtepise, me admirim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *