Kryeministri Edi Rama është fotografuar duke ecur në këmbë në Bulevardin e Tiranës. Kjo fotografi është shkrepur sot, më 31 mars dhe qarkullon prej disa orësh në web duke shkaktuar reagime dhe komente të shumta.
Zakonisht, lëvizja e kryeministrave bëhet me eskortë dhe masa të forta sigurie, duke bllokuar madje dhe trafikun. Paraardhësi i tij ka qenë shumë i fiksuar me këtë pikë, megjithëse apartamenti ku banonte është thuajse ngjitur me godinën e kryeministrisë, në një prej rrugicave përballë pjesës së pasme të saj, pranë ish-Piramidës.

