Vetëvritet motra e njërit prej viktimave të 9 janarit 2004

redaktor

Motra e njërit prej viktimave të 9 janarit 2004 ka vrarw veten.

Mësohet se Lena Grisha nga Torovica e Lezhës ka pirë helm në përvjetorin e tragjedisë.

22 vjeçarja ishte motra e Marash Grishës. Ajo është dërguar për kurim në Tiranë, por nuk ka mbijetuar.

“Ai ka qenë fëmija më i mirë i familjes, edhe unë dua të vdes në një ditë me të”, kanë qenë këto fjalët e fundit të vajzës, sipas familjarëve.

Lajmi është konfirmuar nga kreu i shoqatës Nikoll Mëhillaj.

9 vjet nga tragjedia e “9 janarit”, familjarët e 28 viktimave kanë kërkuar sërish të vihet drejtësi për krimin që u mori jetën të afërmve të tyre.

“Askush nuk do harrojë dhe të falë padrejtësinë që po bëhet me ne dhe viktimat e 9 janarit. Ku janë ata politikanë që derdhën lot krokodili ditët e tragjedisë dhe premtuan drejtësi? Është e pamoralshme që të vdesin 28 të rinj dhe të mos dënohen autorët e vërtetë të kësaj tragjedie,” ka deklaruar Nikoll Mëhillaj, kryetari i shoqatës “9 janari”

Më 9 janar të 2004-ës, u mbytën 28 persona që udhëtonin me gomone drejt Italisë. 20 prej viktimave u gjetën, ndërsa 8 rezultojnë ende të zhdukur. Për këtë ngjarje u dënuan 3 persona.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *