Kushtet e këqija që ofrojnë qendrat e refugjatëve në Greqi kanë indinjuar organizatën ”Mjekë pa Kufi” (MSF), sipas të cilës jeta e njerëzve po vihet në rrezik. Sipas organizatë në kampe ka mungesë të higjienës, mbipopullim, e mungesë të ngrohjes.
”Në kampin e refugjatëve në Komotini (veri të Greqisë), uji i tualeteve është i papastër ku tubat janë të çarë dhe ngjiten me anë të qeseve plastike”, u shpreh doktor Apostolos Veizis, kreu i misionit të MSF gjatë një konferencë për shtyp në Athinë.
Një anë tjetër e mosfunksionimit të kampit, sipas MSF-së është uji i tualeteve në katin e parë që rridhte në dushet e katit përdhes.
“Mijëra emigrantë vuajnë në heshtje për shkak të kushteve jo të përshtatshme të jetesës që ndikojnë në dinjitetin dhe shëndetin e tyre”, komentoi drejtoresha e MSF për Greqinë Marietta Provopulu gjatë prezantimit të raportit, bazuar rreth vëzhgimeve të organizatës, e pranishme që prej 2008-ës në qendrat pritëse të refugjatëve në Greqi. I.K
