Kapiteni i Bajern Munchen Philip Lahm ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij që të kenë kujdes nga kundërshtari i tyre në Ligën e Kampionëve.
Lahm ka thënë se United është në një situatë të vështirë, duke e krahasuar skuadrën me një kafshë të plagosur.
“Manchester United është një skuadër që ka fituar shumë viteve të fundit. Ndryshimi i tyre këtë edicion është i madh. Në këtë moment ata janë si një kafshë e plagosur, dhe duhet ta kuptojmë që kafshët e plagosura janë më të rrezikshme” ka thënë Lahm.
