Nishani: Të bashkëpunojmë për integrimin e vendit

anazapta

Presidenti i vendit Bujar Nishani në pritjen zyrtare me rastin e 5 vjetorit të anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut, tha se pas anëtarësimit në NATO, objektivi parësor është integrimi në Bashkimin Europian. Për këtë, kreu i shtetit Nishani theksoi nevojën e dialogut konstant politik.

Për Presidentin e Republikës Bujar Nishani, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, finalizoi një aspiratë strategjike.

Kreu i shtetit u ndal në mënyrë të veçantë në aneksimin brutal, sipas tij, të Krimesë nga Rusia. Ai nënvizoi se krahasimet mes Krimesë dhe Kosovës janë të paqena.

Në pritjen e organizuar nga Presidenti i Republikës, morrën pjesë përfaqësues të lartë të politikës, institucioneve shtetërore dhe kultit, si dhe personalitete të shoqërisë. Pjesë e këcaj ceremonie ishte edhe Drejtori për Çështje të Europës Qendrore dhe Juglindore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *