Për një orë vdesin dy fëmijë në aksidente

redaktor

Dy aksidente të rënda të ndodhura gjatë ditës së sotme në Pogradec dhe Durrës kanë marrë jetën e dy fëmijëve të vegjël, përkatësisht një foshnje 2 muajshe dhe një 6-vjeçari.

Aksidenti i rëndë ku humbi jetën foshnja ka ndodhur pranë fshatit Leshnicë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka gjetur vdekjen foshnja 2 muajshe ndërsa janë plagosur edhe tre persona të tjerë.

Menjëherë të plagosurit, identiteti I të cilëve nuk bëhet ende i ditur janë dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.

Ndërsa aksidenti tjetër i rëndë ka ndodhur në zonën e Porto Romanos ku një automjet me targa TR 9272 L ka përplasur për vjekje, 7-vjeçarin me inicalet E.Shehu.

Menjëherë drejtuesi i automjetit Redi Theodhori e ka dërguar të miturin në spital por fatkeqësisht 7-vjeçari nuk ka mundur dot të jetojë si pasojë e plagëve të marra.

Më pas drejtuesi i automjetit Redi Theodhori është vetëdorëzuar në polici ku po merret në pyetje për të zbardhur edhe shkaqet e vërteta të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *