PD, akuza qeverisë për emërimet në administratë

anazapta

Partia Demokratike e ka quajtur jo rastësore arratisjen e 7 të dënuarve nga burgu i Drenovës, duke akuzuar qeverinë se ka emëruar në krye të burgut militantin e saj, i cili ndiqej penalisht nga Prokuroria për krim elektoral. Në një deklaratë për mediat, deputeti Arben Ristani deklaroi se : “Arratisja e të dënuarve me burgim të përjetshëm nga Drenova nuk ishte rastësi, tha Ministri i Brendshëm, Tahiri. Dhe kjo është e vetmja e vërtetë që kjo qeveri dhe këta ministra kanë deklaruar deri më tani në lidhje me shkaqet që sollën ngjarjen më të rëndë të burgjeve tona në gjithë këto vite”.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *