A mendoni se vetëm burrat tradhtojnë? Mendoni përsëri. Ashtu si në mjedisin tonë edhe në Hollywood ka femra të njohura që nuk kanë arritur të mbeten besnike ndaj partnerëve të tyre. Ka ndoshta edhe më shumë raste, por këtu janë disa shembuj të tradhtisë bashkëshortore nga gratë e famshme.
Meg Ryan, në vitin 2000, kur ishte ende e martuar me Dennis Quaid, ka pasur një lidhje të shkurtër me Russell Crowe. Pasi publiku mori vesh lidhjen, Meg u divorcua dhe pastaj vazhdoi argëtimin me Russell-in për një vit. Megjithatë, në vitin 2008, aktorja ka pranuar se edhe Denis-i e kishte tradhtuar atë, në kohën kur ishin të martuar. Denis-i kishte reaguar shumë ashpër, duke thënë se ajo gjë ishte e kaluar dhe Meg duhet të ndalojë që jetojë në të kaluarën.
Jennifer Lopez-in e ndjekin zërat për tradhti gjatë gjithë karrierës së saj. Babai i burrit të saj të dytë, Chris Judd, i tha medias se ajo mashtroi djalin e tij me Ben Affleck. Pasi përfundoi martesa nëntë-mujore, Jennifer me të vërtetë filloi të argëtohej me Affleck-un. Më vonë flitej gjithashtu se e tradhtonte Mark Anthony-in me të dashurin aktual, Casper Smart. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, tani thuhet se ajo po e tradhton Casper-in me ish-burrin e saj, Mark-un!
Ajo çfarë ndodhi me Tori Spelling mund të përshkruhet vetëm si “një tërheqje fatale”. Në fakt, kur ajo u takua Din McDermott, të dy ishin në lidhje martesore. Megjithatë, ata ranë në dashuri dhe u martuan. Ata tani kanë katër fëmijë, por kohët e fundit janë përhapur thashethemet në Hollywood, se Din është duke e tradhtuar Tori-n, por thuhet se edhe ajo nuk po rri “rehat”, por po ia merr hakun në të njëjtën mënyrë. / Zeri
