Letër e nënshkruar
Bilbil Sulovari, Elbasan
A.Zogu vodhi thesarin e shtetit, e shiti Shqipërinë me marrëveshje të fshehta të firmosura me dorën e tij, vrau dhe burgosi patriotët më të mëdhenj të Shqipërisë, por nuk arriti dot që të kthehet e të mbretërojë.
Gjëja më e çuditshme është që trashëgimtari i Zogut, me ndihmën e të lojturit nga mendtë, merr prona nga djersa e popullit tonë dhe mbas 60 vjetësh. I njëjti i lojtar i bëri edhe një shtatore që të përfitojë edhe vetë. Po mirë bëri, që populli të ketë ku të pshurrosë dhe ta nxjerrë marazin si me atë, edhe me këtë.
Saliu është mbreti pa kurorë i shqiptarëve ende sot. E thënë shkoqur dhe shkurt: ky njeri duhet ndëshkuar. Sa njerëz janë vrarë gjatë qeverisjes së këtij njeriu të paarsyeshëm? Plot njerëz të thjeshtë, deputetë, kryekomunarë, gjyqtarë, biznesmenë, ‘97-a, Gërdeci, 21 Janari, shitja e detit etj.
Mbretin pa kurorë populli e ka tërhequr zvarrë vetëm me 1 milion vota, por kjo është pak për të. Një fjalë e popullit thotë: “kujdes nga i mbyturi, sepse të mbyt!” Këtë ai e di mirë dhe kërkon të marrë të tjerë me vete. Bëmat e tij në këtë vend janë të panumëruara. Vijon si “deputet” që të marrë nëpër këmbë një Parlament dhe të pështirosë atë në sy të botës. Goja e tij mynxyrë nuk ka për t’u pastruar ndonjëherë dhe mendoj se ndëshkimi i tij duhet të fillojë duke e përjashtuar si deputet.
Kam dëgjuar disa juristë të thonë që mjaftojnë 50.000 firma dhe ai të shkojë ku i takon. Rrjeta e merimangës së amoralitetit duhet shkatërruar. Reforma ndaj militantëve dhe të paaftëve duhet të jetë radikale. Spiunët e komunizmit dhe zbatuesit e platformës së Katovicës duhen larguar nga drejtimi i pushtetit, përndryshe ne do të ngelemi gjithmonë të varfër dhe të pa integruar.
Deri tani, arteriet jetësore të vendit tonë janë të helmatisura e të bllokuara dhe shkaktari është ky njeri i pashpirt, i pangopur me pasurinë e popullit tonë. Përsëris: Duhet ndëshkuar sa më parë.

Shume drejt !
Bilbil sulonuktavari Elbasan:Dukesh se ke qene komunist i thekur.As nje vrejtje nuk paske per komunizmin 50 vjecar.Ne kohen e Zogut more lexues i veprave te Enverit se ne kohen e tij leku shqiptar konkuronte ne gjith Europen.Shqiptar shetitshin ne gjith boten pa viza.