Reus: Sonte rezultat të mirë kundër Real Madridit

anazapta

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Marco Reus, beson se skuadra e tij mund të nxjerrë rezultat të mirë kundër Real Madridit sonte  mbrëma në Santiago Bernabeu.

Futbollisti gjerman e ka të qartë se do të jetë vështirë pa të pezulluarin Robert Lewandowski, por beson se ekipi është i përgatitur mirë për t’i eliminuar sërish ‘Mbretërit’.

“Do të luaj në çdo pozitë, kam luajtur në sulm në të kaluarën dhe jam i hapur për gjithçka”.

“Kemi luajtur këtu (në Bernabeu) dy herë në të kaluarën dhe e dimë çfarë të presim. Real Madridi është shumë i fortë individualisht, por ne i dimë dobësitë e tyre”, ka deklaruar Reus.

Kujtojmë që në sezonin e kaluar, BVB e eliminoi Realin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Share This Article
1 Comment
  • Per ke i shkruani keto artikuj, se po na luani mendsh? Cdo me thene fjala… suspenduar…?
    Nuk eshte fjale shqip more dick heads.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *