Barcelona – Athletico Madrid, kualifikimi i hapur

anazapta

Barazimi 1 – 1 në Camp Nou mes Barcelonës dhe Athletico Madridit ka befasuar të gjithë. Epërsia e Athleticos në disa minuta të lojës dhe shënimi i golit të avantazhit na bëri të mendojmë se ndeshja mund të përfundonte keq për Barcelonën. Me kalimin e minutave Barcelona morri frenat e lojës dhe barazoi me një aksion model të nisur nga Iniesta dhe të përfunduar nga ekzekutimi perfekt i Neymar.

Trajneri Tata Martino pas ndeshjes ka kërkuar që skuadra të pranoj me qetësi barazimin me Athletico Madridin. Tata ka thënë se shanset e tyre për kualifikim vazhdojnë të jenë të mëdha.

“Kemi arritur barazim në një ndeshje ku ishim më të mirë. Jemi skuadër e madhe që kemi treguar se nuk e kemi problem terrenin. Kërkoj qetësi nga skuadra për këtë barazim” ka thënë Tata Martino.

“E kemi një skuadër me një zemër të madhe. Jemi mjaft të kënaqur, kemi demonstruar për të katërtën herë se mund të përballemi me ta. Barcelona duhet ta presë një ndeshje të qetë me ne, por ne duhet të jemi të matur” ka thënë Diego Simeone.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *