Miley Cyrus, ‘ditë zie’ për qenin e ngordhur

anazapta

Miley Cyrus është veshur me rrobat  e zisë pas vdekjes së qenit të saj të vogël.

Këngëtarja e ka shpallur zinë e saj në Twitter duke thënë se qeni i saj Floyd, i tipit të Alaskës Klee Kai, ka ndërruar jetë.

“Sot është dita e dytë më e keqe e jetës sime. Nuk dua ta them sepse nuk dëshirojë që ajo të jetë e vërtetë…por, beba ime e çmuar Floyd ka ndërruar jetë”, ka shkruar ajo.

“Jam e mërzitur…nuk e di si e merrni por kisha dashur që të me merrte edhe mua me vete. Kjo është papërballueshme për mua. Çfarë do të bëj unë pa të?”, ka shkruar Cyrus duke kërkuar falje publikut në Boston , Massachusetts se nuk do ta mbaj koncertin të mërkurën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *