Bale dhe Ronaldo në lojë kundër Dortmundit

anazapta

Anësorët e frikshëm të Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale, do ta mbështesin sulmuesin Karim Benzema në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit.

Siç paralajmëruam, Angel Di Maria do të mungojë, ndërkaq në vend të tij është angazhuar Isco.

Tek skuadra e Dormund, mungesa kryesore është ajo e sulmuesit Robert Lewandowski.

Kujtojmë që në ndeshjen e parë gjysmëfinale të sezonit të kaluar në Gjermani, polaku i pati shënuar katër gola në portën e Mbretërve.

Formacioni i Real Madrid: Casillas, Carvajal, Pepe, Ramos, Coentrao, Alonso, Modric, Isco, Ronaldo, Bale, Benzema.

Banka rezervë: Lopez, Varane, Casemiro, Nacho, Morata, Illarra, Jose.

Formacioni i Borussia Dortmund: Weidenfeller, Piszczek, Sokratis, Hummels, Durm, Kehl, Sahin; Grosskreutz, Mkhitaryan, Reus, Aubameyang.

Banka rezervë: Langerak, Friedrich, Kirch, Jojic, Hofmann, Schieber, Ducksch.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *