Xi Jinping: Sistemi perëndimor nuk i përshtatet Kinës

anazapta

Kina në të kaluarën ka eksperimentuar me një numër sistemesh politike, përfshirë demokracinë shumë partiake, por nuk kishte rezultate ka thënë gjatë vizitës në Evropë, presidenti i Kinës Xi Jinping.

Ai tha se të provuarit nga ana e Kinës të politikave perëndimore, do të ishte katastrofike.

Kina një kohë të gjatë udhëhiqet nga partia Komuniste, dhe aktivistë për pluralizëm rregullisht ishin kritikuar dhe burgosur nga sistemi autoritar.

“Monarkia kushtetuese, restaurimi perandorak, parlamentarizmi, sistemi shumë – partiak dhe sistemi presidencial, ishin provuar në Kinë, por asnjëri nuk kishte funksionuar.

Për shkak të historisë unike dhe kushteve shoqërore, Kina nuk mund të kopjoj një sistem politik ose modul zhvillimor nga vendet e tjera, sepse nuk do të na ishte përshtatur dhe ndoshta mund të kishte pasoja katastrofike”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *