Ambasadori gjerman në Kosovë, Peter Blomeyer, thotë se “një Kosovë me një guxim” duhet t’i thotë po krijimi të një Gjykate për gjykimin e krimeve të supozuara të luftës.
“Mund të krijohet një Gjykatë e cila do të merret me këto akuza”, ka thënë Blomeyer, raporton KTV.
Ndërkaq ambasadori britanik, Ian Cliff, ka thënë se të gjithë e dinë se duhet të merremi me akuzat e Dick Martyt.
“Ne duhet ta gjejmë një rrugë kredibile sepse nuk dëshirojmë që kjo çështje të kthehet në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Cliff.
