BERZH në Tiranë të prezantojë raportin e ekonomisë shqiptare

anazapta

Zhvillimi i ekonomisë shqiptare do të jetë në qendër të një konference që Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të zhvillojë në Tiranë në 4 prill. Në Konferencën që do të organizohet nga kryeministri Rama, kreu i ekonomisë së BERZH, Erik Berglof,  do të prezantojë raportin vjetor të BERZH, ndërsa do të analizojë situatën aktuale dhe pritshmëritë e ekonomisë.

“Nevojitet një zhvillim më konkurrues i sektorit privat dhe një sektor financiar më i fortë. BERZh firmosi në fillim të këtij viti një memorandum mirëkuptimi me qeverinë shqiptare që synon të përmirësojë klimën e investimeve vendase dhe të huaja në vend’, thuhet në raportin e BERZH .

Raporti nënvizon se çfarë mund të bëhet për të rindezur procesin e reformave dhe t’i rikthejë shtete e rajonit në rrugën e rritjes ekonomike.

Në raport thuhet se Shqipëria ka bërë një progres të qëndrueshëm me reformat strukturore gjatë 2 dekadave të shkuara edhe pse ju desh të tejkalonte një dobësi serioze institucionale. Rritja ekonomike ka mbetur e qëndrueshme, ndërsa parashikimi i BERZH për2014 është në shifrën e 1.7 %. Që prej nisjes se bashkëpunimit me Shqipërinë, BERZH ka investuar në vendin tonë më shumë se 700 milionë euro.

Share This Article
1 Comment
  • Qe 23 vete qe punonjne kishe per ne edhe prape se prape jemi ende ne studimin e ‘klimes’ se investimeve…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *