Rreth 20 marinsa britanikë pjesëtarë të Bazës së Marinës Mbretërore të Portsmuthit u sëmurën gjatë një stërvitje në ishullin e Sazanit, dhe në lëkurë u janë krijuar disa bulëza dhe flluska. Trupat ushtarake patën nevojë urgjente për ndihmë mjekësore ndërsa zhvillonin manovrat në ishullin e Sazanit. Kjo ishte stërvitja e 3-të vjetore, e realizuar nga marina britanike, në bashkëpunim me ushtrinë shqiptare. Stërvitja “Albanian Lion 2013” u realizua në jug të Shqipërisë nga 28 gushti deri në 2 shtator 2013.
Gjatë periudhës së muajit Shtator 2013 ushtarët anglezë kanë pësuar simptomat por mediet angleze kanë mësuar këtë fakt vetëm ditët e fundit dhe kanë raportuar ngjarjen e ndodhur që në Shtator.
Dje një gazetë e Portsmuthit, qytet në të cilin është e vendosur dhe baza e ushtarëve angleze raportonte mbi këtë fakt, por saktësonte se gjendja e ushtarëve dhe irritomi i lëkurës së tyre ka ardhur drejt përmirësimit dhe gjithçka tashmë duket drejt normalizimit.
Po çfarë ka ndodhur?

Konfirmohet se ushtarët anglezë për disa ditë kanë qenë të impenjuar në pastrimin e një rrjeti tunelesh në ishullin e Sazanit. Duke qenë se kanë operuar në një zonë të izoluar dhe pa ajrim ata mund të jenë ekspozuar nga agjentë të ndryshëm që kanë sjellë dhe problemet me lëkurën. Simptoma duket e ngjashme me efektin që të jep gazi “Mustardë”. Ky gaz jep zakonisht të tilla efekte, ndërsa më parë mendohet se sasi të tilla gazi janë konservuar në këtë ishull.
Por zyrtarisht Ministria e Mbrojtjes Shqiptare ka përgënjeshtruar lajmin e dalë fillimisht në “Dailymail” tre ditë më parë, por nga ana tjetër gazetat angleze citojnë burime ushtarake nga kontingjenti i prekur që qëndroi në Sazan, ku ushtarët angleze shprehen të sigurt se problemin e patën gjatë pastrimit të këtyre tuneleve.
Qemal Poçi: Opsionet e ngjarjes që ka ndodhur në Sazan
Zoti Poçi, disa ushtarë anglezë dyshohet se kanë pësuar probleme me lëkurën, krijim flluskash gjatë një stërvitje të kryer në Sazan. Sipas jush çfarë mund të ketë ndodhur?
E kam dëgjuar si ngjarje. Së pari më lejoni të sqaroj se ka katër grupe agjentësh dëmtues.

-Grupi i parë janë agjentët Neuro-Paralitike, ose fosfor-organike, gaz nervor, lëndë që shkaktojnë efekt akut asgjësues brenda disa minutave. Këtu përfshihen lëndët Tabun, Zarinë, Zoman, Vx.
-Grupi i dytë janë lëndët Dermo-Apsedues me e veprim mbi lëkurë. Edhe këta janë vdekjeprurës por kur janë me doza më të mëdha, janë më rezistent në kontakt me mjedisin, pra me efekt të gjatë. Këtu përfshihen Ipriti(Gazi Mustard), Luizit, Iprit-Azotik.
Në armatimin kimik sot të Shqipërisë është vetëm Ipriti, ose i njohur ndryshe si gazi mustard. Emrin e ka Iprit sepse e ka origjinën nga lumi Ipër ku është përdorur në Luftën e Parë Botërore.
-Grupi tretë janë Psikogjenet ose psiko-kimiket, ku bën pjesë lënda BZ. Këto janë droga të fuqishme që i shkallmojnë psiqikisht ushtarët, tanket u duken fushë me lule kur janë nën efektin e kësaj droge ushtarake. Por nuk janë vdekjeprurës nëse nuk jepen në mbidozë.
-Grupi katërt, janë lëndët ngacmuese, ose policore, që ka dy nëngrupe, grupi parë është tështitës, me efekt në rrrugët nazale , grupi i dytë janë me efekt lotues, si gazi lotësjellës.
Nga simptomat e ushtarëve anglezë, efekti i takon grupit të dytë dhe mendoj se mund të jenë ekspozuar ndaj gazit mustard.
Pra ka pasur gaz mustard në ato tunele?
Thjesht po eksplorojmë mundësitë teorike. Siguri s’mund të kemi. Ka dhe barute të municione të skaduara, ambienti është i paventiluar dhe i paajrosur. Përveç Ipritit, mundet të jetë ndonjë tritol TNT Nuk përjashtohet mundësia që forcat tona të kimisë të kenë përdorur për stërvitje Iprit-mësimor, i cili është i përbërë nga 5 përqind Iprit-koncentrat luftarak dhe 95 për qind diluent tretës organik. Mund të jetë dhe diluenti që ka shkaktuar efektin. Por duke qenë se në ato tunele nuk ka ajrim dhe ventilim, ekziston mundësia që dhe lëndë të tjera në fazë degradimi dhe shpërbërje ta kenë krijuar atë efekt. Një efekt të tillë mundet ta krijojë dhe tritoli, TNT-ja e lënë në gjendje të lirë dhe të dekompozuar. Por që nisur nga të dhënat që dimë për ata ushtarë anglezë, fakti që kanë një përmirësim të lëkurës, tregon se janë ekspozuar ndaj sasive të vogla nëse ka qenë Iprit, pra gaz mustard, ose kanë qenë të ekspozuar ndaj dekompozimeve të faktorëve dhe lëndëve të tjera si baruti apo tritoli. Këto janë opsionet më të mundshme sipas meje.

Dr Qemali eshte nder se me kompetenti ne kete fushe.Profeionist i vertete.Shkenctar.Njeri me koken plote.I ditur dhe ketij i duhet besuar.
Duhet ti themi faleminderit Atij dhe Zoti i falte hume Vite te tjera.
S’marr vesh fare nga “gazrat e helmet” vec nje koment te shpejte per specialistin floke-thinjur; kisha kohe pa lexuar intervista te tilla ne shqip: “tak-tak-tak-tak” me 1-2-3-4 pika, sa kur mbaron te duket se i ke ditur dhe vete me pare.
Respekt per z. Poci, per DITA-n po ashtu.
—
Dhe ne dituri ka hierarki, menyra e te shprehurit ne raport me audiencen dhe thjeshtim problemi, ka te beje shume. Nje zonje Britanike njehere u shpreh keshtu; kur flet me Gladstone je e qarte qe po bisedon me njeriun me te zgjuar, Dizraeli te ben ty te ndihesh e zgjuar. (G & D burra shteti, e Kr-Ministra Britanike)
Zoti Poçi, si nje kimist i vjeter, bene nje argument shkencor ne kete rast. Duke qene se kam njohuri te mjaftueshme ne fushen e armeve te kimise, mund te jepja nje opinion timin per kete rast qe po lexoj. Siç e trajton dhe z. Poçi, lendet e klasifikuara si grupi i dyte, pra i veprimit ne lekure (Ipriti, Ipriti azotik, dhe Luiziti), jane lende helmuese ne gjendje te lenget, me periudhe te ngadalte dhe te fshehte veprimi, çka do te thote qe shenjat dalluese te infektimit evidentohen kater deri ne tete ore pas kontaktit. Por infektimi i tyre nuk paraqitet me fllucka te vogla acaruese por me plage te renda, qe nese nuk nderhyhet ne kohe shkaktojne helmimin e gjakut.
Ne stervitjet ushtarake ne kohen e diktatures perdoreshin lhl mesimore me nje perqindje te vogel ipriti (5%) dhe lende vajore te pademshme te perzier me produkte nafte. Por keto perdoreshin nga repartet speciale te mkk dhe kryesisht per “infektimin” e terreneve, degazimi i te cileve ishte i lehte nepermjet perdorimit te hipokloritit te calciumit. Per rastin ne fjale , po e degjoj per here te pare. Po te jete per ngacmime ne fytyre (qofte dhe fllucka te vogla) ato mund te jene krijuar edhe nga kontakti i ajrit te ndotur te tunelit(per shkak te mungeses se drites, mungeses se ajrosjes disa vjeçare,) ne kushtet e kontaktit me djersen, (duke patur parasysh qe pjeset e fytyres jane tejet delikate ne raport me pjeset e tjera). Edhe kloropikrina qe eshte lhl e veprimit shqetesues, nese pikat e saj te lengeta bien ne kontakt me lekuren e fytyres kur ajo eshte e djersitur mund te shkaktoje komplikacione te natyres se sipershkruar. Madje dhe alkoli 96% dhe jo vetem diluendi apo dikloretani, nese bien ne kontakt me lekuren e fytyres mund te shkaktojne acarime deri ne krijimin e flluckave.
Në një mendje me ” Pedro” dhe me P. A. B. Me Qemalin pi kafe te pakten njehere ne jave dhe e di mirë që eshte i sakte. Ka mbaruar dy universitete në Leningrad me medalje ari ! Ka qënë toksikologu “njësh” i ushtrise. Për toksikologjine nuk ka pasur me ekspert se Qemal Poci. I vellai Dilaveri ka qenë gjeneral i ushtrise , Qemali “gjeneral i toksikologjisë”! Eshte mbi 80 vjec por kujtesen e ka te jashtezakonshme. E dridhte ndonjeherë me gocat ruse se ka qënë çun shume i bukur por kjo nuk prish punë! Qemal te përshendes nga ky forum dhe ju pres per kafe te vendi me gjithe gazetarin “pa emer” të kësaj interviste!
VR !!! Në një mendje me ” Pedro” dhe me P. A. B. Me Qemalin pi kafe te pakten njehere ne jave dhe e di mirë që eshte i sakte. Ka mbaruar dy universitete në Leningrad me medalje ari ! Ka qënë toksikologu “njësh” i ushtrise. Për toksikologjine nuk ka pasur me ekspert se Qemal Poci. I vellai Dilaveri ka qenë gjeneral i ushtrise , Qemali “gjeneral i toksikologjisë”! Eshte mbi 80 vjec por kujtesen e ka te jashtezakonshme. E dridhte ndonjeherë me gocat ruse se ka qënë çun shume i bukur por kjo nuk prish punë! Qemal te përshendes nga ky forum dhe ju pres per kafe te vendi me gjithe gazetarin “pa emer” të kësaj interviste!
Qemal i dashur! Më vjen shume keq që je rrezuar dhe ke vrarë këmbën. Të uroj shërim sa me të shpejtë. Ju ka shtuar një koment te bukur edhe “vëzhguesi f “. Por dua t’ju pyes a është e vërtetë sepse më thanë se Qemali eshtë rrezuar për arsye se nja dy goca aty në lagje i ishin dukur si ato moskovitet e bukura dhe ju ishte vënë pas!? Duke i ndjekur u rrëzua? 0re miku im? Po dhe në këtë moshë nuk hoqe dorë nga këto gjëra? Nejse,lejohet tani!? Por ki kujdes se je akoma çun i bukur,ke alamet trupi dhe mund të rrëzohesh prapë!? Ju uroj të shëroheni shpejt por ama hiq dorë nga aventurat e tipit fatos nano? Nuk ja them bashkeshortes tuaj por ama kujdes se ju të fushëbardhës e kini një nam si “don zhuanë” të medhenj? Të përqafoj!
More Qemal ? Edhe ne e kemi marë vesh këte historinë e këmbës. Hiq dorë a derëbardhë se na prishe zakonet. Le që po me thotë dhe nje koleg ortotoks se keshtu e kini ju myslimanët “martoheni dhe në rini dhe kur pesëdhjetë e kusur vjeç si Qemali”. Respekte qemal djali! Herë tjetër na trego ç’ke bërë me ato gocat moskovite e mos na helmo me kimikate?
Ja u them unë juve. Qemali ka pasur te dashura dy goca moskovite. Njëra i puthte faqen e majte,tjetra të djathtën. Por ka qënë çun i bukur,me alamet trupi ama!
Qemal poçi djalë me halle/më i bukuri çun mëhalle/ kur e dridhte atë valle/si kaprolli nëpër male/ për pak sa nuk mori nuse/gocën më të bukur ruse…!
Qemal poçin të gjitha gocat e “komunës se parisit” edhe tani e ndjekin nga pas! Shërim te shpejte qemal se ke demtuar kembën thotë pellumbi ?
Te gjitha komentet e bera jane jashte tematikes se shkrimit.
Me duken shkrime te vartesve te Qemalit, ish kimista te ushtrise Shqiptare.
Nje pjese e tyre i thurin lavde Qemalit si kimist, nje pjese si feminist.
Packa se vete Qemali eshte 85 vjec dhe komentuesit nga 78-83 vjece. Po ta merrnin vesh plakat tuaja se cfar shkruani do qeshnin me Ju.
S’ju vjen turp jeni bere nga 10 here gjysha dhe s’hoqet dore nga muhubatet e “mishit te dhise”. Pa le Viroi i ben dhe kenge. Qemali dhe juve jeni bere tu thurrim elegji per motet e shkuara apo vaje per bilbilin qe s’kendon dot.
Juve kini neps te madh se po te jete per “ate pune” – “te hani m…ne”.
Mbase e teperova me termat po s’kisha si tua beja ndryshe juve qe per ate mikun kujtoheni kur shkoni ne WC dhe e kerkoni neper breke ku u ka vajtur, mos u ka humbur.
Me falni per notat shume reale te komentit, por me detyruat me dengelat e “feministeve te rene nga vakti”. Rrini urte e hani ndonje trahana te ngrohte, se e dime c’kini bere.
Nuk do ti kisha shkruar keto nese do kishit mbetur vetem te profesionalizmi dhe kompetenca profesionale e z. Poci, sic ben i nderuari “Vezhguesi F” ne arsyetimet e veta.