Barcelona jashtë merkatos në momentin më të keq

anazapta

Barcelona është dënuar për të mos bërë merkato pikërisht në momentin kur ka nevojë më tepër se kurrë. Shkaku janë anomalitë e gjetura në transferimin e disa lojtarëve të rinj, çka ka sjellë dënimin nga FIFA për të mos hyrë blerë lojtarë për 14 muaj. Një dënim që godet rëndë imazhin e klubit, por edhe planet e skuadrës, e cila duhet t’i nënshtrohet detyrimisht një numri ndryshimesh për të qëndruar në të njëjtin nivel të lartë. Aktualisht, Barcelona ka nevojë urgjente për disa ndërhyrje në treg,

Porta – Viktor Valdes ka njoftuar që prej një viti se do të largohet, duke refuzuar rinovimin. Klubi ka gjetur zëvendësuesin e tij, gjermanin Ter Shtegen, ardhja e të cilit tani komplikohet. Marrëveshja me të është bërë e ditur, por vetëm në parim, pasi nuk ka pasur njoftim për nënshkrim të kontratës. Nëse gjermani nuk vjen, situata është edhe më e keqe, pasi, edhe nëse Valdes bindet të qëndrojë, ai është dëmtuar dhe nuk luan për shtatë muaj.

Mbrojtja – Kapiteni Karles Pujol, prej kohësh me dëmtime të vazhdueshme, ka bërë të ditur largimin. Arsyeja janë pikërisht dëmtimet, të cilat nuk e lejojnë të jetë në nivelin që kërkon kjo skuadër. Si zëvendësues i tij ishte planifikuar David Luiz, blerja e të cilit tani nuk mund të realizohet. Kjo mund t’i mbyllë derën largimit të kapitenit, por edhe të Maskeranos te Napoli.

Freskimi – Vitet e lojës në nivel të lartë kanë konsumuar disa nga yjet e skuadrës. Klasi i Ksavit është i përhershëm, por forma ka qenë në rënie, ndërsa mosha rritet. Po ashtu, edhe Dani Alvesh është 30 vjeç tani dhe gjithashtu ka pasur në plan largimin në përfundim të kontratës. Trajnerit Martino ka dëshiruar rinovimin e skuadrës, nëse do të qëndrojë aty, por do t’i duhet të punojë sërish me gardën e vjetër, plus talentet që mund të vijnë nga akademia e famshme La Masia.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *